1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi i Deutsche Welles Freedom of Speech për Óscar Martínez

3 Maj 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit nderohet me Çmimin e Deutsche Welles për lirinë e shtypit, "Freedom of Speech" gazetari nga El Salvadori, Óscar Martínez si mbrojtës i lirive të shtypit në Amerikën Latine.

https://p.dw.com/p/4Qp2K
Oscar Martinez | Chefredakteur von El Faro in El Salvador
Fotografi: Alba Amaya/DW

Çmimi Freedom of Speech Award për vitin 2023 i Deutsche Welles i jepet një nga gazetarëve më të njohur investigues në Amerikën Latine, bëri të ditur Deutsche Welle, më 3 Maj Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. 40 vjeçari Óscar Martínez është kryeredaktor i portalit online "El Faro" (Fanari) i krijuar në vitin 1998 në El Salvador dhe sot konsiderohet një nga mediat më të rëndësishme investigative të Amerikës Latine. Bërja publike e çmimit është në të njëjtën ditë me 70-vjetorin e Deutsche Welles.

Luftë për lirinë e shtypit

"Óscar Martínez dhe redaksia e El Faro luftojnë për lirinë e mendimit dhe shtypit në El Salvador, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg. "Presioni ndaj shtypit po shtohet në të gjithë Amerikën Latine, e në El Salvador ka pak gazetarë të pavarur, ata janë të ekspozuar ndaj raprezaljeve të qeverisë. Ne nderojmë me çmimin oinë guximin dhe bindjen e Óscar Martínez, megjithë rrezikun personal të ofrojë informacione të pavarura për lexuesit e tij."

Që nga koha, kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars të vitit të kaluar, në El Salvador janë shfuqizuar të drejtat kushtetuese si liria e shprehjes dhe e grumbullimit. "Gazetaria duhet të vazhdojë të ndriçojë cepat e errët, që të pushtetshmit kanë dëshirë t'i mbajnë të mbyllura", është shprehur Óscar Martínez. "Besoj se gazetaria edhe më tej duhej të rrëfejë ato histori për të cilat të pushtetshmit heshtin."

 Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg
Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter LimbourgFotografi: DW

Pika kulmore e Global Media Forum

Me Çmimin Freedom of Speech Award Deutsche Welle nderon që nga viti 2015 një gazetar apo një media që në mënyrë të veçantë angazhohet për lirinë e shtypit dhe mendimit. Blogeri Raif Badaui ka qenë laureati i parë i këtij çmimi. Vitin e kaluar u nderuan gazetari i Associated Press dhe autori Mstyslav Chernov si edhe fotoreporteri Evngeyi Maloletka për raportimin nga rajonet e luftës në Ukrainë.

Ceremonia e çmimit është një nga pikat kulmore të konferencës ndërkombëtare, Global Media Forum në Bonn. "Me Freedom of Speech Award ne duam të tregojmë vlerësimin për të gjithë ata gazetarë që qëndrojnë të patrembur për gazetarinë e pavarur në  interes të përgjithshëm", ka theksuar Peter Limbourg. Ata mishërojnë vlerat profesionale, të cilat janë edhe busulla orientuese e Deutsche Welles, tha Limbourg.

la/jj/sti (DW)