17 vjeçari gjerman mbetet në burg në Antalya
27 Qershor 2007Reklamë
Pas ndërhyrjes së ministrit të jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier nxënësi 17 vjeçar nga Uelzen-i i Saksonisë së Ulët në Gjermani duhet të qëndrojë njëherë në burg në Turqi. Turqia do të bëjë gjithçka që i riu të ketë një proces të drejtë, tha ministri turk i shtetit Ali Babacan pas një takimi me Steinmeier-in në Bruksel, por qeveria e tij nuk mund të ndikojë mbi drejtësinë e pavarur. Steinmeier deklaroi se gjatë takimit me Babacan-in dhe një telefonate me ministrin e jashtëm turk Abdullah Gül u është lutur organeve turke që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje. Pas një flirt-i në pushime me një 13 vjeçare britanike i riu akuzohet për abuzim seksual. Gjermani gjendet në burg në qendrën turistike Antalya që prej pashkëve.