450 vjetori i një gjeniu universal - Mikelanxhelo
Kapela Sixtina një vepër madhështore të përmasave botërore - Figura e Zotit me gishtin tregues drejtuar nga Adami në të është monumentale. Më 18 shkurt, 450 vjet më parë, ndërroi jetë autori i kryeveprës: Mikelanxhelo.
Talenti i shumëfishtë i Rilindjes
Në kohën që jetoi atë e quanin „hyjnor“: Forca krijuese e tij është legjendare. Mikelanxhelo Buonaroti punonte me përkushtim. Ai ishte piktor, skulptor, arkitekt dhe poet. Ai projektoi kupolën e katedrales së Shën Pjetrit dhe pikturoi afrekset e kapelës Sixtina në Vatikan. Figura e Zotit me gishtin tregues drejtuar nga Adami i zgjuar tek afresket e kupolës është monumentale.
Artist me duar magjike
Mikelanxhelo nuk është djalosh i bukur. Në vitet e rinisë atë e goditi njëri prej kolegëve të tij piktorë. Vraga i mbeti atij gjatë gjithë jetës. Portreti i Jacopino del Conte-s u krijua në vitin 1535. Në atë kohë Mikelanxhelo ishte 60 vjeç. Ai lindi më 6 mars 1475 në qytezën Caprese dhe u rrit tek një gurdhendës, sepse e ëma nuk mund të kujdesej për të.
Dashuria për mermerin
Shumë shpejt Mikelaxhelon e tërhoqi skulptura, në këtë fushë ai kishte talent të veçantë. „Kjo vepër lë në hije famën e statujave antike“, vlerësonte biografi i tij Vasari, në kohën kur Mikelanxhelo jetonte. Rizbulimi i antikes karakterizon të gjithë veprën e të riut Buonaroti. „Pieta“ në Romë është vepra e parë gjeniale e tij. Ai i skaliste figurat nga copa shkëmbore gjigante prej mermeri.
Trup i bukur = shpirt i bukur
Mikelanxhelo u njoh me idetë humaniste të shkollës së Lorenzo de Mediçi në Firence në 1489. Nga oborri Mediçi u dhanë impulse të rëndësishme të epokës së Rilindjes. Mikelanxhelo u njoh me poetë, mendimtarë e artistë. Ndonëse në këtë kohë ende s’ka mbushur 25 vjeç, ai vlerësohet për veprat e tij: qofshin rrudhat, gishtërinjtë apo gjymtarët – si askush tjetër ai u dha jetë skulpturave të veta.
Bukuroshi i bardhë
Shtator 1504 - përmes Firences tërhiqet një copë shkëmbi mermeri me peshë rreth 8 ton. “Davidi” është simboli i lirisë së Republikës dhe metropolit kulturor Firence. Artisti mishëron tek kjo figurë ëndrrën e vet për njeriun e ri dhe fundin e Mesjetës së zymtë. Sot në Firence ndodhet vetëm kopja, pasi origjinali i dëmtuar nga ndikimet e motit është vendosur në “Accademia di Belle Arti”.
Përpjekje kolosale
Aftësinë për të punuar me çekiç e me daltë Mikelanxhelo e ka fituar qysh në djep. Në Firence atij i duhet megjithatë që t’i bëjë ballë konkurrencës. Leonardo da Vinçi është vetëm njëri prej rivalëve të tij. Me Davidin Mikelanxhelo krijon diçka të paarritur më parë: harmoninë e përkryer të një fytyre njeriu. Atij iu deshën dy vjet për ta përfunduar këtë kryevepër.
Plane urbanisitke për Firencen
Në vitin 1518 Mikelanxhelo i përvishet punës për rikompozimin e fasadës së kishës së Shën Lorenzos. Ai planifikon të kombinojë skulpturën dhe arkitekturën. Kur për arsye politike mermeri për të nuk duhej të sillej nga Carrara, por nga zonat fiorentine, ai indinjohet aq shumë, sa e refuzon porosinë e dhënë nga Mediçit.
Arti i vizatimit
Paraqitja e lëvizjes i përshkon si një fill i vetëm veprat e tij duke nisur qysh nga plasticiteti i „Betejës së Centaurëve“ e deri tek afresket e skicat. Çastin kalimtar Mikelanxhelo donte ta përjetësonte në artet pamore. Në vizatimet e tij ai ka realizuar studime të pafundme. Këtë ai e ka realizuar jo vetëm në letër, por edhe në gur, siç duket nga relievet e paraqitura në këtë skicë.
Arritje mbinjerëzore
Gjenezën, historinë e krijimit, këtë donte të skiconte Mikelanxhelo në afresket e Kapelës Sixtina. Qëllimi i tij ishte paraqitja sa më plastike e skenave. Katër vjet iu deshën atij dhe ndihmësve të vet për t’i hedhur skicat në sipërfaqen prej 1000 metrash katrorë të kupolës. Ngjyrat duhej të përdoreshin të freskëta – prej nga rrjedh edhe emërtimi fresko. Më pas nuk ishin të mundura korrekturat.
Kompozim madhështor
Mikelanxhelo pikturoi katër figura të mëdha në kupolë, në mënyrë që ato të dallohen që së largu. Figura plot lëvizje e Evës në pikturë bie veçanërisht në sy. Por vetëm me përmbytjen e madhe mjeshtri nuk ishte i kënaqur. Figurat kanë dalë shumë të vogla. Befasuese është paraqitja e Zotit të mënyrë njerëzore – ndonjëherë madje Mikelanxhelo e ka paraqitur atë me prapanicë të zbuluar.
Kupolë ideale
Papa Julius i II-të i dha dorë Mikelanxheloa në arritjen e suksesit të madh. Krahas pikturimit të Kapelës Sixtina ai e autorizoi artistin edhe për ndërtimin e Katedrales së Shën Pjetrit. Edhe në arkitekturë Mikelanxhelo u kushtoi rëndësi të veçantë proporcioneve. 19 vitet e fundit përpara vdekjes më 18 shkurt 1564 ai u morr me ndërtimin e kupolës së Shën Pjetrit dhe kontruksionin unikal të saj.