54 gazetarë të vrarë në vitin 2024
12 Dhjetor 2024Sipas raportit të vitit 2024 të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, 54 gazetarë janë vrarë këtë vit, dhe krimi më i madh është regjistruar në zonat e luftës. Numri i gazetarëve të vrarë ka arritur kështu nivele rekord, duke shënuar një rritje të madhe që nga vitet e fundit.
Gaza, zona më e rrezikshme
Gaza vazhdon të mbetet rajoni më i rrezikshëm për gazetarët. Nga 7 tetori 2023, kur filloi lufta, kanë humbur jetën mbi 145 gazetarë. Gazetarë të vrarë janë regjistruar edhe në Izrael dhe Liban. Situata mbetet e rrezikshme për ata që raportojnë në këto rajone të prekura nga konfliktet.Në Pakistan, shtatë gazetarë humbën jetën, ndërsa në Bangladesh, pesë gazetarë u vranë gjatë raportimeve mbi protestat masive.
Rritje e numri të gazetarëve të burgosur
Reporter ohne Grenzen raporton se është rritur edhe numri i gazetarëve të burgosur, në gjithsej 550. Kjo do të thotë 7% më shumë se në vitin e kaluar. Ndër vendet e përmendura janë edhe Izraeli dhe Rusia. Anja Osterhaus, drejtoresha ekzekutive e "Reporterët pa Kufij", theksoi se gazetarët janë të ekspozuar ndaj vrasjeve, arrestimeve dhe kidnappimeve, dhe se shumë nga këto krime mbeten të pandëshkuara. Ajo apeloi për mbrojtjen e gazetarëve, të cilët i japin mundësinë botës të shohë dhe të kuptojë vuajtjet njerëzore në luftëra, korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit.