80 të vdekur prej atentateve kamikaz në Irak
16 Korrik 2007Reklamë
Si pasojë e dy sulmeve kamikaz në qytetin verior të Irakut, Kirkuk kanë gjetur vdekjen së paku 80 vetë, sipas të dhënave zyrtare. Një atentator me një kamion të ngarkuar me lëndë eksplozive e shpërtheu atë në zyrën e partisë patriotike të Kurdistanit të presidentit Xhalal Talabani, vuri në dukje policia.Një tjetër atentator pak më pas u hodh në erë në një treg të frekunetuar. Rreth 140 njerëz u plagosën. Ndërkaq ushtria e ShBA filloi në jug të Bagdatit një ofensivë të re kundër kryengritësve. Sipas të dhënave ushtarake në operacion marrin pjesë rreth 8.000 ushtarë.