1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

AKK propozon krijimin e zonës së sigurisë në veri të Sirisë

22 Tetor 2019

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka kërkuar krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare. Propozimi është dakorduar me kancelaren dhe është dërguar tek partnerët.

https://p.dw.com/p/3Rh2w
Annegret Kramp-Karrenbauer im Interview zu Sicherheitszone in Syrien
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Ajo do ta prezantojë idenë e saj për një zonë të sigurisë në veri të Sirisë në kornizat e takimi të NATO-s, të enjten dhe të premten, në Bruksel. Ministrja e Mbrojtjes (njëkohësisht kryetare e partisë CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi për Deutschen Wellen se duhet të trajtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes apo jo të ushtarëve gjermanë në sigurimin e kësaj zone. Qëllimi është krijimi i mundësive për një program civil të rindërtimit.

Situata e sigurisë në veri të Sirisë ngarkon në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë dhe Gjermani, theksoi liderja e CDU. Në këtë situatë, Gjermania dhe evropianët nuk mund të jenë pasivë si deri tani. Ndaj "kërkohet një impuls politik nga Gjermania për një iniciativë të mirëfilltë brenda NATO-s", tha Kramp-Karrenbauer. "Çështja se si mund do të duket një zgjidhje konkrete dhe si mund të arrihet një zonë ndërkombëtare e sigurisë duhet të trajtohet edhe me Rusinë dhe Turqinë, me qëllim që gjendja të qetësohet atje. Qëllimi është që të vazhdohet lufta kundër milicëve terroristë të 'Shtetit Islamik'", theksoi ministrja.

CDU e mbështeti idenë, por jo edhe ministri i Jashtëm Maas

Berlin Kabinett beschließt Klimaschutzpaket
Fotografi: AFP/A. Schmidt

Pak para paraqitjes së kësaj ideje, politikani ekspert për çështjet e jashtme i CDU, Roderich Kiesewetter është angazhuar për krijimin e një zone humanitare, e cila do të mund të sigurohej nga 30.000 - 40.000 ushtarë të vendeve të Bashkimit Evropian. Në mesin e tyre "natyrisht që do të ishin edhe ushtarët e Bundeswehrit gjerman", theksoi Kiesewetter.

Pak më konkret por me tone të ngjashme u shpreh kryetari i Komisionit të Bundestagut për Politikë të Jashtme, politikani i CDU-së Norbert Röttgen. Ai tha se kontrolli i kësaj zone nuk duhet të jetë në duart e Turqisë por në duart e bashkësisë ndërkombëtare. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania e kanë fjalën.

Minsitri i Jashtëm Heiko Maas (SPD) tha se për mendime të tilla "është tepër heret". Tani duhet së pari të kujdesemi që armëpushimi të vazhdojë dhe të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje politike."

Evropianët tepër të përmbajtur

Frankfurter Buchmesse 2019 | Eröffnung | Heiko Maas, Außenminister
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst

Turqia ka nisur ofensivën ushtarake me 9 tetor në veri të Sirisë, në zonën e kontrolluar nga kurdët. Ankaraja i trajton milicët kurdë të YPG si organizatë terroriste. Turqia i ka justifikuar aksionet ushtarake me të drejtën për vetëmbrojtje.

Qeveria gjermane e konsideron këtë ndërhyrje si shkelje të rregullave ndërkombëtare. Ajo ka vendosur edhe sanksione në eksportimin e armëve në Turqi. Kramp-Karrenbauer të shtunën e ka kritikuar qëndrimin tepër të përmbajtur të Gjermanisë dhe Evropës në çështjet që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

bc/qu/kle (dpa)