1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armë për gjoja mikun - SHBA armatosin Arabinë Saudite

Andreas Horchler23 Nëntor 2015

Qeveria në Uashington pajis partnerët në Riad vazhdimisht me teknologji moderne lufte. Tregtia e armëve e Shteteve të Bashkuara me Arabinë Saudite ka një traditë të gjatë.

https://p.dw.com/p/1HA1r
Fotografi: DW/picture-alliance/dpa

Qeveria në Uashington pajis partnerët në Riad vazhdimisht me teknologji moderne lufte. Kjo edhe pse Amerika e di ndikimin e Arabisë Saudite mbi islamistët radikalë. Biznesi i fundit në 10.000 bomba konvencionale të kontrolluara me lazer, që thyejnë betonin, me vlerë prej më shumë se një miliardë dollarë.

Mark Toner nga Departamenti i Shtetit i përgjigjet pa dëshirë pyetjes së gazetarit për tregtinë e fundit të armëve me Arabinë Saudite. "Ne kemi një marrëveshje të mundshme me Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për municione ajër-tokë dhe pajisjet shoqëruese. Kostot janë 1.29 miliardë dollarë."

Marrëveshja është e mundur, sepse ka mundësi që Kongresi mund të shprehë ende shqetësimet e tij. Por ai nuk do ta bëjë këtë, duke ndjekur traditën. Njeriu i Ministrisë së Jashtme të SHBA nuk i përgjigjet pyetjes, se përse Shtetet e Bashkuara mbushin depot në Riad, të cilat janë ndërkohë bosh në rradhë të parë, sepse ushtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në Jemen. Ata duhet të ndërpresin sulmet e tyre në territorin e Arabisë Saudite. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e OKB-së për paqe.

US-Kongress Washington Außenansicht US-Fahne
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/E. Vucci

Një konflikt i ndyrë, në të cilin sipas OKB-së vdesin shumë civilë. Peter Kuznick, historian në American University në Washington, thotë: "Biznesi i armëve me Arabinë Saudite është gjithmonë një pakt me djallin. Për fat të keq Shtetet e Bashkuara kanë këtu një histori të gjatë. Më e keqja është se Barack Obama i ka tejkaluar të gjithë presidentët e mëparshëm me shitjen e armëve Arabisë Saudite. Në vitet e fundit ne kemi shitur armë për rreth 100 miliardë dollarë në Arabinë Saudite. Më shumë se nën Presidentin George W. Bush!"

Kuznick është i bindur: Amerika vepron kështu, edhe pse dihet, se atentatorët e 11 shtatorit ishin kryesisht shtetas sauditë dhe edhe pse shumica e terrorit pas vitit 2001 ka qenë shpesh e kontrolluar dhe financuar nga Arabia Saudite.

"Që vitin e kaluar shërbimet e fshehta amerikane kanë thënë se personalitete nga Arabia Saudite financojnë IS. Ata e dinë se udhëheqja saudite ka këtë marrëveshje të korruptuar me klerin, atyre u lejohet që nën mantelin e qeverisë të armatosin dhe të përgatisin vahabistët ekstremistë. Tani ekstremistët luftojnë kundër nesh."

Në shtator presidenti Barack Obama priti mbretin saudit në Shtëpinë e Bardhë. Qëllimi ishte për të bindur partnerin e vjetër të tolerojë të paktën marrëveshjen bërthamore me Iranin. Irani shiit është një armik i betuar i Mbretërisë sunite Saudite. Obama ka një bashkëpunim të ngushtë me Arabinë Saudite, siç bën vendi i tij prej dekadash.

"Ne ndajmë shqetësimin për krizën në Siri, ne shohim një proces tranzicioni në Siri, që mund të përfundojë konfliktin e tmerrshëm. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në luftën kundër terrorizmit në mbarë botën, edhe në luftën kundër IS", u shpreh presidenti Obama

Çmimi është i lartë

Viktimat civile në Jemen, lidhjet terroriste të vështira për t'u zbuluar, një situatë të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, e cila është e papajtueshme me vlerat e botës së qytetëruar. Peter Kuznick thotë se "IS është për ne një horror. Por është e rëndësishme të kujtojmë se sauditët vitin e kaluar prenë kokat e më shumë njerëzve se 'Shteti Islamik'."

ushtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në Jemen
Ushtria saudite bombardon prej muajsh rebelët shiitë huti në JemenFotografi: Getty Images/AFP/M. Huwais

Edhe pse Kongresi do ta shqyrtojë tregtinë e bombave, nuk është për të patur dyshime për shitjen e tyre. Vahabizmi dhe salafizmi, dy forma të islamit ortodoks të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën janë "specie shkatërruese agresive në ekosistemin e gjerë Islam". Kështu shkruante Daniel Benjamin, ish-koordinator kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit. Për të ekziston një linjë direkte nga xhamitë radikale në Arabinë Saudite deri në 11 shtatorin dhe "Shtetin Islamik".