Arrestohet i dyshuari si kriminel lufte, Goran Haxhic
20 Korrik 2011Tribunali i OKB-së për Krimet e Luftës për ish-Jugosllavinë përshëndeti arrestimin e të akuzuarit për krime lufte kroato-serbin Goran Haxhic. "Kjo ditë shënon arrestimin e të akuzuarit të fundit nga 161 gjithsej“, tha këshilltari i Kryeprokurorit të Tribunalit Serge Brammertz, Frederick Swinnen, të mërkurën (20.07.2011) në Hagë.
Zyrtarët e qeverisë serbe, kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters, se Goran Haxhic, një serbo-kroat i akuzuar për krime lufte, është tashmë në arrest. Lajmi u dha më parë në televizionin publik serb, RTS, dhe më pas u shpërnda menjëherë në të gjithë Evropën.
Haxhic në vitet 1992 dhe 1993 ka qenë president i republikës së vetëshpallur serbe në Kroaci Krajina dhe akuzohet për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe deportimin e dhjetra mijë kroatëve dhe jo serbëve nga trupat serbe gjatë luftës së Kroacisë (1991-1995). Gjithsej aktakuza përmban 14 pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzores.
Hetuesit e tribunalit vazhdimisht e patën kritikuar Beogradin, se nuk po bën sa duhet për arrestimin e kriminelëve të luftës në arrati. Kjo la qenë edhe pengesa kryesore për bisedimet për antarësimin e Serbisë në BE. Përpara dy muajsh pas 16 vjet arratie u arrestua ish-Gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mladic, i cili pak ditë më pas u ekstradua në Hagë. 69 vjeçari akuzohet për genoid, krime lufte dhe krime kundër njerëzores për periudhën e luftës në Bosnje nga vitit 1992-1995.
Author: Aurel Boriçi (reuters/dpa)
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora