1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinti Roma Europa

4 Gusht 2010

Rreth 10 milionë sinti dhe romë jetojnë në BE. Ata lejohet të lëvizin nga një vend në tjetrin në Evropë, por pikërisht në Francë dhe Belgjikë ka kundërshtime nga politika. KE kritikon përjashtimin social të pakicave.

https://p.dw.com/p/ObTy
Familje roma në Saint Denis, në veri të Parisit
Familje roma në Saint Denis, në veri të ParisitFotografi: AP

Dour, një komunë në jug të Belgjikës, në kufi me Francën. Javën e kaluar këtu erdhën rreth 700 sinti dhe romë me automjetet e tyre të kampingut. Ata zgjodhën një lëndinë dhe ngritën atje kampin e tyre. Që atëherë policia, banorët, pronarët e tokës janë si të elektrizuar. Kryetari i bashkisë Carlo die Antonio."Na u lutën nëse mund të qëndrojnë deri më 23 gusht. Kjo është e pamundur. Në këtë territor nuk ka ujë të rrjedhshëm, nuk ka pajisje sanitare. 700 vetë, nuk janë pak!"

Sinti dhe romët diskriminohen dhe janë të padëshiruar
Sinti dhe romët diskriminohen dhe janë të padëshiruarFotografi: picture-alliance/ chromorange / Fotomontage DW

Që prej mbërritjes së tyre kryetari i bashkisë negocion me sintit dhe romët. Ata argumentojmë: s'dimë ndryshe. "Shteti belg nuk ka zgjidhje për ne", thotë zëdhënësi i tyre Michelet.

Ende është e paqartë se si do të përfundojë diskutimi

Gjendja për sintit dhe romët sa vjen e acarohet, jo vetëm në Belgjikë. Zëra më të ngritur vijnë nga vendi fqinj, Franca. Kreu i shtetit Sarkozy paralajmëroi se do të prishë gjysmën e 600 ngulimeve të paligjshme të romëve. Dhe në Hungari mediet njoftojnë rregullisht për sulme të dhunshme ndaj pakicës. 10 milionë sinti dhe romë jetojnë në Bashkimin Evropian, të diskriminuar dhe të padukshëm. Komisioni Evropian përpiqet për integrimin e tyre, por më shumë se kaq nuk bën. Pasi Sarkozy shpalli mbylljen ngulimeve të shumta një zëdhënës i Komisionit në Bruksel pasi u pyet, tha se institucioni i tij refuzon të komentojë këtë vendim. Komisioni nuk përzihet në çështje të politikës së brendshme të një vendi, tha ai.

Sinti dhe roma protestojnë në Romë kundër marrjes së shenjave të gishtave, Itali 2008
Sinti dhe roma protestojnë në Romë kundër marrjes së shenjave të gishtave, Itali 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Shans i humbur

Për Veronica Scognamiglio nga Amnesty International ky është një shans i humbur. Komisioni mbyll sytë para problemeve.

Por Komisioni përpiqet t'i japë fund përjashtimit social. Në muajin prill BE-ja mbajti një takim për të diskutuar rreth problemit të diskriminimit të sintit dhe romëve. Sipas Veronica Scogniamiglio-s vetëm fjalë të bukura: "Pati shumë fjalime të bukura, propozimet e presidencës ishin madje në drejtimin e duhur. Por tani duhen vepra."

Tani kërkohen vepra

Problemet janë të njohura: agjencia evropiane për të drejtat e truallit kanë paraqitur shumë studime. Sipas tyre sintit dhe romët janë në disavantazh kur është fjala për kërkimin e banesave, ata nuk i njohin të drejtat e tyre dhe shpesh kanë mangësi në arsim. Në Evropë të gjithë njerëzit janë të lirë të vendosin se ku duan të jetojnë. Por shumë vende kërkojnë pas tri muajsh një dëshmi që të huajt evropianë janë në gjendje të fitojnë sa iu duhet për të përballuar jetesën. Dhe kur ka probleme me autoritetet, sintit dhe romët largohen gjetkë.

470 roma pjesa më e madhe nga Rumania janë vendosur në Villeurbanne, afër Lionit.
470 roma pjesa më e madhe nga Rumania janë vendosur në Villeurbanne, afër Lionit.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Komisioni kërkon të nxisë integrimin dhe i nxit shtetet anëtare të planifikojnë më shumë projekte. Paratë për këtë vijnë nga fondet sociale dhe ato për ndryshimet strukturore. Disa vende kërkojnë të ushtrojnë trysni: Suedia për shembull apo Rumania kanë emëruar të ngarkuar të posaçëm për sintit dhe romët.

Autor: Christoph Prössl/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama