1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Autopiloti bëri atë që i thanë pilotët

Sven Pöhle4 Prill 2015

Eksperti Heinrich Großbongardt: Pilotët e programojnë autopilotin me vlera të caktuara dhe ai bën atë, që i thonë pilotët.

https://p.dw.com/p/1F2XY
Fotografi: picture alliance/ROPI

DW: Zoti Großbongardt, vlerësimet e para të të dhënave të regjistruesit të avonit tregojnë se piloti i dytë e ka ndryshuar autopilotin e avionit të Germanwings disa herë. Ai besohet se e ka shkaktuar qëllimisht uljen e avionit . A është e mundur që autopiloti të komandohet kaq lehtë për ta përplasur avionin?

Heinrich Großbongardt: Autopiloti bën pikërisht atë që i thonë pilotët. Ai nuk bën automatikisht një fluturim nga A në B, por pilotët e programojnë autopilotin me vlera të caktuara, si shpejtësia apo lartësia. Pasi përcaktohet kjo lartësi autopiloti e drejton pastaj automatikisht avionin në këtë lartësi dhe e mban atë. Asgjë tjetër nuk bën autopiloti.

Heinrich Großbongardt
Heinrich GroßbongardtFotografi: Expairtise

A jepen paralajmërime në rast seka rrezik për përplasje?

Çdo avion modern ka një të ashtuquajtur "enhanced ground proximity warning system", një sistem paralajmërimi që u jep alarm pilotëve në rast se avioni afrohet shumë pranë tokës. Kjo duhet të ketë ndodhur edhe në këtë rast. Në rast urgjence paralajmërimi është: "Terrain! Terrain! pull up! Pull up", pra "ngrihu lart!" dhe pilotët e të bëjnë këtë. Normalisht.

A mund të ndërmarrë autopiloti një manovër shmangieje të automatizuar?

Jo. Kjo nuk është e mundur, sepse pilotët janë ata që njohin situatën dhe ata mund të bëjnë manovra shmagieje, p.sh. të shmangur një rrezik tjetër, ky është vendim i pilotit, sepse ata e njohin situatën dhe duhet ta kenë në dorë të marrin vendime.

Po njoftimet e sensorëve kujt i drejtohen?

Të gjitha paralajmërimet e sensorëve u shkojnë pilotëve. Ata janë ata që duhet të veprojnë dhe të vetmit që mund ta vlerësojë situatën.

A vlen kjo edhe në rast rreziku përplasjeje me një tjetër avion?

Edhe në rast paralajmërimi për përplasje, autopiloti nuk ndërhyn. Edhe në këtë rast autopiloti jep vetëm një paralajmërim të shkurtër akustik dhe një deklaratë të qartë për pilotët: pra shmangu poshtë ose lart.

Pra në qoftë se dikush është në kabinë, dhe do ta përplasë apo ta rrëzoj avionin me dashje , nuk ka asnjë mekanizëm për të parandaluar këtë?

Nëse dikush do të bëjë qëllimisht një aksident ajror, si ndoshta në këtë rast, nuk ka asnjë mjet parandalues. Jo, definitivisht jo.

Heinrich Großbongardt është ekspert për aviacionin pranë Expairtise Communications GmbH, një firmë e pavarur për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, me fokus aviacionin.

Intervistoi Sven Pöhle