Ban Ki Mon edhe zyrtarisht sekretar i ardhshëm i përgjithshëm i OKB-së
14 Tetor 2006Ashtu si nominimi edhe zgjedhja e Ban Ki Monit mbeti nën hijen e zhvillimeve të fundit në Korenë e Veriut. Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit vazhdon përpjekjet për një reagim të përbashkët ndaj testit të mundshëm bërthamor, të paktën votimi për ministrin e jashtëm koreanojugor ishte një shenjë e unanimitetit. Ai me aklamacion u zgjodh sekretari i tetë me radhë i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Më të zëshme ishin duartrokitjet pasi që Kofi Anan i dëshiroi shumë fat pasuesit të tij. Sekretari i përgjithshëm Kofi Anan i cili përfundon detyrën në këtë post me 31 dhjetor i tërhoqi vëmendjen papsuesit të tij me një fajli të shefit të parë të Kombeve të Bashkuara për detyrat që e presin:
"Ai do të marrë punën më të pamundëshme të botës".
Por njëkohësisht kjo është edhe më e mira, shtoi Anan. Përveç kësaj diplomati i karrierës është i përgatitur mirë për këtë...
"...përmes përvojave të tij të mëdha, marrëdhnieve të tij të shumta dhe aftësisë së tij që të bashkëpunoj në mënyrë efektive", tha Anan.
Ban Ki Mon do të inkuadrohet edhe në zgjidhjen e problemit të Koresë së Veriut. Para zgjedhjes ai pat deklaruar se i sheh si përparësi marrëdhëniet tij me Korenë Veriore dhe përvojat e tij në bisedimet gjashtëpalëshe për misionin e tij si sekretar i përgjithshëm.
Ban pat paralajmëruar po ashtu se pas emërimit të tij do të udhëtonte për vizitë për në Penjan. Por kjo ishte thënë megjithatë para diskutimit të mundësive për vendosjen e sanksioneve kundër Koresë së veriut. Ambasadori amerikan në Kombet e bashkuara Xhon Bolton kërkoi nga ban që të shpie përpara reformat e nisura në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kritikët vunë në pah mungesën e ndikimit të jashtëm dhe përvojën me media të sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm i cili konsiderohet si i vyeshëm dhe i përzemërt. Megjithatë fjalimit të tij të parë para përfaqësuesëve të 192 shteteve të botës nuk i mungonte siguria në vete dhe një lloj krenarie.
"Me të vërtetë, Organizata jonë është modeste në mjetet e saj po jo edhe në vlerat e saj. Ne duhet të jemi më modest në fjalimet tona por jo në angazhimin tonë. Parametri i vërtetë për suksesin nuk është se sa premtojmë por se sa kontribuojmë", tha Ban.
Ban Ki Mon, njëjtë si Kofi Anan u zgjodh në post në një të premte, me datë 13. Ai fillon detyrën e tij me 1 janar të vitit 2007 dhe mandati i tij zgjat pesë vjet.