1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banka Botërore: Shqipëria ka bërë përmirësim në klimën e biznesit

Arben Muka/ Tiranë10 Shtator 2008

Në studimin "Si të bësh biznes-2009" Shqipëria renditet e 86-a, mes 181 vendeve të botës që u monitoruan. Një vit më parë ishte në vendin e 135-të.

https://p.dw.com/p/FFY4
Banka Botërore në Uashington
Banka Botërore në UashingtonFotografi: picture-alliance/dpa

Banka Botërore ka vënë re një përmirësim të ndieshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Tiranë, i janë referuar ditën e mërkurë për këtë konluzion të dhënavë më të fundit të studimit "Si të bësh biznes-2009", një monitorim për 181 vende të ndryshme të botës. Në këtë klasifikim Shqipëria renditet e 86-a, një pozicion mjaft i avancuar po të kemi parasysh se një vit më parë ajo ishte në vendin e 135-të.

Duke vënë në dukje përmirësimin në klimën e biznesit, drejtuesja e zyrës për Shqipërinë e BB, Kamila Nauma, është shprehur se nga autoritetet duhet ende punë. Ajo ka specifikuar thellimin e reformave në sistemin gjyqësor, për pronësinë, kualifikimin e krahut të punës, përmirësimin e infrastrukturës etj.

Sipas ekspertëve të BB, Shqipëria duhet të lëvizë shpejt në përmirësimin e klimës së biznesit, për të përfituar nga interesimi gjithnjë e në rritje i investitorëve të huaj për rajonin.

Studimi "Si të bësh biznes-2009" është bazuar në disa nga çështjet themelore të aktivitetit të biznesit në një vend, sic janë psh. rregjitrimi i sipërmarrjes, legjislacioni, procedurat për marrjen e një kredie, për marrjen e një leje ndërtimi, regjistrimi pronësor etj.