1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050910 Afghanistan Bankaffäre

6 Shtator 2010

Pas njoftimeve se dy drejtues të Bankës së Kabulit dhanë dorëheqjen banka më e madhe e Afganistanit, banka e Kabulit, gjendet përpara problemesh të mëdha.

https://p.dw.com/p/P4se
Radhë përpara Bankës së KabulitFotografi: picture alliance/dpa

Kaq shumë njerëz Banka e Kabulit nuk ka përjetuar kurrë. Njerëzit presin me orë të tëra përpara filialeve që të hyjnë në ambientet e bankës. Përpara sporteleve shtyhen disa qindra të tjerë. Të gjithë kanë një synim, të tërheqin sa më tepër para që të jetë e mundur, sidomos në qendrën e bankës në Kabul.

"Thonë që banka po falimenton.“ - thotë tregtari Abdullah, që ka depozituar në këtë bankë 8000 dollarë, të cilat do t'i tërheqë.

E gjithë kjo situatë u shkatua pas urdhërit të presidentit Karzai për të pushuar nga puna dy manaxherë të kësaj banke. Ata janë edhe aksionerë të bankës dhe u kishin mundësuar disa personave që të merrnin kredi në miliona për biznese të pasigurta me pasuri të patundshme.

Menjëherë pas këtij lajmi klientët kanë tërhequr më tepër se 200 milionë dollarë nga kjo bankë dhe tani thuhet se rezervat e bankës më të madhe të Afganistanit ditët e ardhshme do të marrin fund.

"Disa gra morën nga 1000-3000 dollarë.“ - thotë Sona, e cila gjithashtu do t'i tërheqë paratë e veta.

Afghanistan Banken Krise
Fotografi: AP
Kabul Bank
Fotografi: DW/M.Jalalzai

Të shtunën në filialin kryesor të kësaj banke në Kabul mbaruan dollarët dhe arkëtaret filluan të shpërndajnë kartmonedha vendase.

Banka e Kabulit u themelua në vitin 2004 dhe rreth dy milionë afganë kanë depozituar në të rreth 1,2 miliardë dollarë. Thuhet se prej kredive bankës i mungojnë rreth 700 milionë dollarë. Ndër aksionerët e Bankës së Kabulit është edhe vëllai i presidentit Karzai, i cili me kreditë e kësaj banke ka blerë miniera qymyri, një fabrikë çimentoje si dhe filialin e vetëm të Toyotës në Afganistan.

Presidenti Karzai dhe ministri i Finacave thanë se Banka e Kabulit është e sigurt dhe se qeveria nuk do të lejojë që ajo të falimentojë. Qeveria urdhëroi Bankën qendrore Afgane që të derdhë 100 milionë dollarë te Banka e Kabulit për të paguar nëpunësit e shtetit. Shteti afgan është klienti më i madh i bankës së Kabulit. Ndërkohë Banka qendrore Afgane ka kërkuar para nga bota e jashtme për të siguruar likuiditetin e Bankës së Kabulit. Ndër të tjera 300 milionë dollarë të depozituara në Federal Reserve në SHBA.

Megjithatë afganasit janë skeptikë. "Po t'u besonim atyre nuk do rrinim me orë të tëra në radhë këtu.“ - thotë tregtari Abdullah.

Autor: Sabina Mathay/Pandeli Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj