1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banka shtetërore gjermane, KFW i hap Shqipërisë rrugën drejt tregjeve te kapitaleve europiane

Ani Ruci8 Shkurt 2007

Intervistë me Christian Kampen, menaxher për Europën Lindore dhe për Ballkanin, i cili është optimist se bashkëpunimi me Shqipërinë do të jetë i gjatë dhe i suksesshëm

https://p.dw.com/p/As5l
Tirana
TiranaFotografi: DW

Zoti Kampen, në Tiranë sapo është nënshkruar një marrëveshje financiare mes KFW, në bazë të së cilës i jepni qeverise një grant prej 5 milionë eurosh për pastrimin e liqenit të Pogradecit. Cili është vendi që zë Shqipëria në operacionet bankare të KFë-së? Shqipëria është vendi ku KFW ka një portofolio të madh dhe të sukseshem, dhe të cilit kushtohet vëmendje.

Cilat janë arsyet që Banka ka bërë këtë zgjedhje?

Christian Kampen: Arsyeja qëndron së pari tek suksesi i bashkepunimit te Bankes gjermane KFW me qeverinë shqiptare. Një arsye tjetër është se kemi filluar shume herët aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1988: Portofoli i Bankës për Shqipërinë
ka arritur tanime ne 300 milion euro. Një arsye tjetër është një marrëdhënie e posaçme mes Gjermanisë dhe Shqiperisë. Është faktor i rëndësishëm fakti që qeveria gjermane deshiron të alokojë fonde në Shqipëri.

Kjo do të thotë se KFW kontribon në projekte të rëndësishme. A mund te tregoni cilat janë sukseset në Shqipëri?

Christian Kampen: Padyshim projekti me Procredit Bank ku KFW eshte aksionere, shumë e njohur në Shqipëri. Qëllimi ishte të rrisim mbështetjen me kredi për biznesin e vogël dhe të mesëm. Të njëjtin sukses kemi arritur edhe me banken tjeter gjermane, Fefad ne Shqiperi. KFW ka hyre tani në një stad të ri ku kerkon të hapi banken Fefad drejt tregjeve europiane te kapitaleve. Per kete qellim Banka ka krijuar nje fond ne Luksemburg i cili do te prezantohet pikerisht ne Tirane ne 6 mars: Kjo do te thote mundesi per Shqiperine qe ajo te hapet drejt tregjeve europiane te kapitaleve.
Angazhimi i KFW me projekte ne sektorin e energjise eshte nje nga sukseset e saj te tjera ne Shqiperi. Projekti me i rendesishem eshte ai i interkonjeksionit prej 400 kilovat oresh Podgorica – Tirane - Elbasan, qe eshte ende ne fazen fillestare te tij. Por me perfundimin e tij, pas dy vitesh Shqiperia do te jete e lidhur me mire se sot me rrjetin europian dhe furnizimi me energji do te jete i permirersuar mjaft.

Projekti i fundit por jo më pak i rëndësishëm është në sektorin e furnizimit me uje te pijshem, nje sektor tjetër në krizë ne Shqipëri. Projektet ne kete sektor i shërbejne turizmit, qe është nje sektor me potenciale te konsiderueshme ne Shqiperi.
Pogradeci eshte nje shembull tjeter ku KFW po realizon projektin e furnizimit me uje gjate 24 oreve si edhe te kanalizimeve. Me mjaft rendesi per nje zone turistike si Pogradeci per te parandaluar perhapjen e semundjeve dhe krijuar nje mjedis te shendetshem per popullaten dhe pushuesit.

Në bazë të marrëveshjes se nënshkruar dy dite me pare me qeverine shqiptare, Qeveria Gjermane do t´i alokoje nje grant prej 5 milion eurosh qeverise se Tiranes per te realizuar projektin, i cili permban nder te tjera edhe ndertimin e nje impianti per pastrimin e ujit.

Për të ardhmen çfare idesh apo projektesh ka per Shqiperine KFW?

Christian Kampen: Ka përherë ide për projekte te reja ne te ardhmen. Jo vetem nga pala gjermane por edhe nga ajo shqiptare. Ne Shqiperi ka shume nevoja. Per momentin furnizimi me energji elketrike mbetet fokusi kryesor i projekteve te bankes. Vitin e kaluar ajo nisi nje projekt per nje linje tjeter konkeksioni ne jug te Shqiperise, qe do te permiresoje furnizimin me energji ne ate zone.

Edhe ne te ardhem Banka do te perqendrohet ne tre sektore energji, uje dhe biznesi i vogel dhe i mesem pasi kemi ekspertize te pasur per. Mund te them se bashkepunimi eshte shume i suksesshem. Jam shume optimist se bashkepunimi dypalesh gjermano –shqiptar do te kete te ardhme te gjate dhe te suksesshme.