1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banka zviceriane UBS me humbje rekord

1 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bldt

Banka zviceriane UBS sipas informacioneve të "Financial Times" ka amortizuar me rreth dy miliardë euro fondin e saj të investimeve. Kjo do të thotë një humbje prej të paktën 360 milionë eurosh në tremujorin e tretë. Gazeta "Wall Street Journal "jep të njëjtat shifra. Nëse informacionet i përgjigjen së vërtetës humbjet e bankës zviceriane do të ishin më të lartat nga të gjitha ato të instituteve të tjera të kredisë për shkak të tronditjeve të fundit në tregun e kapitalit.