Baradari: Po-ja e negociatave sinjal i rëndësishëm
25 Shtator 2019Reklamë
"Është një sinjal i rëndësishëm për integrimin europian të të gjithë rajonit, që grupet parlamentare të koalicionit e hapën rrugën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", shprehet deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen.
Të enjten Bundestagu do të japë përfundimisht dritën e gjelbër për këtë, thekson Baradari.
Por deputetja gjermane e vë theksin tek vazhdimi i reformave. "Të dyja vendet duhet tani të vazhdojnë pa ndryshuar përpjekjet për reforma. Së bashku me partnerët tanë europianë ne do ta ndjekim këtë proces në mënyrë intensive dhe në rast nevoje do të kërkojmë përpjekje të tjera."
la/DW/Bundestag