1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berluscon-i kërkon të sigurojë tregun europian për ekonominë në Itali

4 Gusht 2011

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka kërkuar të vendosë disi qetësinë, në një kohë që janë shtuar zërat se vendi i tij do të kërkojë ndihmë nga Eurozona

https://p.dw.com/p/12B90
Silvio Berlusconi nuk paraqet program për dalje nga kriza
Silvio Berlusconi nuk paraqet program për dalje nga krizaFotografi: dapd

Silvio Berlusconi ka qenë në mënyrë të pazakontë shumë i heshtur në ditët e fundit, për shkak të frikës në rritje për ekonominë italiane dhe hamendësimeve se nuk mund t'i rezistojë presionit financiar. Por këtë mesjavë kryeministri Italian ka zgjedhur të dalë në publik në një fjalim në parlament, në kohën kur u mbyllën bursat.

"Vendi është ekonomikisht dhe financiarisht solid,” tha Berluskoni për deputetët në sallë. "Në momente të vështira, vendi ynë di se si të jetë i bashkuar dhe të përballet me problemet. Qeveria dhe Parlamenti do të marrin masa, shpresoj me një konsensus të gjerë social dhe politik, për të luftuar çdo kërcënim ndaj sistemit tonë financiar,” tha Berlusconi.

Shqetësime edhe në Bruksel

Përpjekjet e Berlusconit për të rivendosur besimin e cënua, u bënë pas një dite të keqe nëpër bursa, kur Eurobondet italiane dhe ato spanjolle, arritën në nivelin më të lartë në 14 vjet. Më parë kreu presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso tha se këto të dhëna përbëjnë shqetësim të madh, edhe pse nuk reflektojnë gjendjen e vërtetë të këtyre shteteve.

Silvio Berlusconi, kryeministri i Italisë
Silvio Berlusconi, kryeministri i ItalisëFotografi: dapd

Loja e fajit

Në përgjigje të fjalimit të Berlusconit në Parlament, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, Pierluigi Bersani tha se kryeministri kishte dështuar në përpjekjet për të patur një axhendë konkrete, e cila do të largonte shqetësimet financiare. Ai kërkoi edhe dorëheqjen e Berlusconit.

Stefan Collignon, Profesor i Ekonomisë Politike në Universitetin e Pisa-s, gjithashtu fajësoi Berlusconin për shumë nga pasiguritë, që ofrojnë tregjet financiare.

"Ajo që shihet është, se Italisë i duhet një kryeministër i ri dhe një qeveri e re, që do të krijonte më shumë besim në tregjet financiare, si dhe në klimën politike në Bashkimin Europian,” tha Collignoni për Deutsche Welle-n.

Autor: dweng/A.Borici

Redaktoi: Auron Dodi