1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berluskoni apo Prodi, zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Itali

Sonila Harasani8 Prill 2006

Rreth 50 milionë italianë me të drejtë vote, priten të marrin pjesë gjatë dy ditëve të ardhshme në zgjedhjet parlamentare. Rezultatet e tyre do të vendosin nëse kryeministri Silvio Berlusconi do t´ja dorëzojë postin rivalit të tij më të fortë dhe ish kryetarit të Komisionit Evropian Romano Prodi, apo jo.

https://p.dw.com/p/Aqei
Kryeministri Berluskoni dhe flamuri "Forca Italia"
Kryeministri Berluskoni dhe flamuri "Forca Italia"Fotografi: AP

Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, qe zhvillohen sot dhe neser kanë perballe njeri-tjetrit dy koalicione te medha: ate te Qendres se djathte, te kryesuar nga kryeministri aktual, Silvio Berluskoni dhe ate te Qendres se majte, te kryesuar nga ish-Kryeministri Romano Prodi.

Qeveria ne e Kryeministrit Berluskoni eshte me jetegjata ne historine e Republikes Italiane. Megjithate, pavaresisht ruajtjes se ekuilibrave dhe te konsensusit politik brenda shumices, - ne vetvete kjo, nje arritje mjaft e rendesishme, ne kontekstin problematik te aleancave qeverisese italiane, historikisht te karakterizuara nga qeveri jeteshkurtra e nga perzierje te herepashershme, - koalicioni i udhehequr nga Kryeministri Berluskoni ka pesuar humbje te vazhdueshme ne zgjedhjet e ndermjetme. Me e renda nder to eshte ajo e zgjedhjeve lokale te prillit 2005. Qeveria, ne fakt, rezulton te jete prapa opozites edhe ne sondazhet para-elektorale, ndonese duhet thene se, distanca fillestare po ngushtohet dita dites.

Unioni (Bashkimi), koalicioni opozitar, i cili, sipas analisteve, ka edhe ai gjasa te hase ne veshtiresi, udhehiqet nga ish-Kryeministri dhe gjithashtu ish-kryetari i Komisionit Europjan, Romano Prodi. Ai ka dale fitues ne perballjen e pare elektorale me Berluskonin, ne vitin 1996 dhe partite e qendres se majte, te mbledhura nen "cadren" shumeperfshirese te Unionit, shpresojne serish ne nje fitore.

Pozita e Prodit brenda koalicionit te madh ngjan disi e lekundur, per shkak te faktit se ai nuk perfaqeson drejtperdrejte asnje parti politike dhe do te kete gjithsej vetem 5 deputete te vetet. Por vlen te permendet fakti se, legjitimimi i Prodit si kreu i koalicionit opozitar dhe kandidat per Kryeminister, nuk eshte vetem fryt i marreveshjeve partiake, por edhe rezultat i konsultimit te gjere te elektoratit te qendres se majte, vullneti i te cilit u shpreh, per here te pare, tetorin e shkuar, ne zgjedhjet "primare", te zhvilluara sipas modelit amerikan.

Qeveria ne fakt, premton se, ne rast se do t'i besohet nje tjeter mandat qeverises, do te beje c'mos per te nxitur rritjen ekonomike, duke ulur taksat mbi te ardhurat. Ajo ka premtuar gjithashtu se do te thjeshtoje ligjet qe lidhen me sektorin bankar, do te ule presionin fiskal dhe do te nxise rritjen ekonomike ne rajonet e nenzhvilluara te jugut te vendit.

Ndersa kandidati i opozites, Prodi ka premtuar se do t'i jape perparesi politikave te punesimit, duke ulur koston e punes dhe do te shkurtoje deficitin buxhetor. Opozita thote gjithashtu se do te reformoje aparatin e madh burokratik te shtetit dhe do te marre masa per te rritur aftesite konkurruese te Italise ne tregun boteror.