1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Biden pret familjen e George Floyd

26 Maj 2021

Para një viti dhuna e një polici të bardhë vrau afroamerikanin, George Floyd. SHBA e kujton këtë ditë, familja e Floyd u ftua në Kongresin Amerikan edhe në Shtëpinë e Bardhë.

https://p.dw.com/p/3ty2R
New York George Floyd Gedenkmarsch
Fotografi: STRF/STAR MAX/IPx/picture alliance

Presidenti amerikan, Joe Biden është i impresionuar nga "guximi i jashtëzakonshëm" i familjes së George Floyd. Dënimi i policit të bardhë, Derek Chauvin muajin e kaluar për shkak të vrasjes së Floyd "ishte një hap drejt drejtësisë, por ne nuk duhet të mbetemi këtu", shkroi presidenti amerikan në twitter. "Ne duhet të veprojmë."

Më pas presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris pritën në Shtëpinë e Bardhë në një bisedë më dyer të mbyllura familjarë të të vrarit. Pas takimit, Biden i bëri thirrje kongresit të miratojë ligjin për reformimin e policisë që mban emrin e George Floyd. "Për të arritur një ndryshim të vërtetë, duhet të japim llogari, kur nëpunësit e policisë e shkelin betimin e tyre." Biden u shpreh, se shpreson, që ai ta nënshkruajë këtë ligj së shpejti.

Biden trifft sich mit der Familie Floyd im Weißen Haus in Washington
Philonise Floyd, vëllai i Georg floyd flet para medias - një anëtar familjeje mban pranë vajzën e Floyd, GiannaFotografi: Evelyn Hockstein/REUTERS

Edhe të afërm të Georg Floyd në një deklaratë para Shtëpisë së Bardhë kërkuan miratimin e shpejtë të ligjit. Vëllai i Floyd, Philonise Floyd u shpreh, se "nëse bëhen ligje federale për të mbrojtur një zog apo shqiponjën kokëbardhë, mund të bëhen ligje edhe për mbrojtur njerëzit me ngjyrë."

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët e ka miratuar projektligjin që në mars, tani pritet votimi në Senat. Ligji i ri parashikon, që të kufizojë imunitetin e policëve, për të lehtësuar ndjekjen penale pas përdorimit të palejueshëm të dhunës. Përveç kësaj nën kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë do të krijohet një bazë të dhënash në shkallë federale për sjellje jo të përshtatshme të policisë. Familja e afroamerikanit të vrarë u prit edhe në Kongresin Amerikan, ku u takua edhe me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Washington Pelosi trifft George Floyd Familie
Fotografi: Shawn Thew/CNP/picture alliance

Me një minutë heshtje dhe mitingje u përkujtua në të gjithë SHBA vrasja e afroamerikanit, Georg Floyd para një viti. Vdekja e George Floyd shkaktoi protesta masive kundër dhunës së policisë dhe racizmit në të gjithë SHBA, nën moton "Black Lives Matter". Biden atëkohë ishte kandidat për president i demokratëve. Ai premtoi, se luftën kundër racizmit do ta kthejë në një nga prioritetet e mandatit të tij.

 

 

la/se/fw (dpa, ap, afp, rtr)