1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bjellorusi: Opozita demonstron fuqishëm në Minsk

23 Gusht 2020

Qindra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re. Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve.

https://p.dw.com/p/3hMyt
Belarus Minsk | Proteste gegen Präsident Lukaschenko
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Lovetsky

Një det me ngjyra të kuqe e të bardha ka pushtuar të dielën kryeqytetin rus bjellorus, Minsk. Janë ngjyrat e opozitës dhe flamuri që opozita ka përdorur nga viti 1991 i pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik deri në vitin 1995. Në të gjithë Bjellorusinë opozita bëri thirrje për protesta të dielën. Epiqendra - kryeqyteti Minsk. Dhjetëra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re, megjithë kërcënimet masive të aparatit shtetëror. Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira. Protesta drejtohet kundër presidentit Lukashenko. Në proteste dëgjoheshin thirrjet "Uhodi” Largohu”. Për shkak se shumë forca sigurie kanë bllokuar stacionet e metrosë, grumbuj të tëre njërëzish u nisën në këmbë.

Belarus Minsk | Streikende Arbeiter MZKT Fabrik
Fotografi: picture-alliance/dpa/TASS/V. Sharifulin

Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve. Korrespondenti i Deutsche Welles në Minsk, Nick Connolly raporton, se ashtu si pritej qeveria u përpoq të bllokojë rrugët e hyrjes në kryeqytet. Kështu u bllokuan rrugë të caktuara që të çojnë në kryeqytet dhe u vendosën kufizime të rrepta të shpejtësisë aty nuk ku ekzistonin më parë.

Ushtria ka bërë të ditur, se do të marrë përsipër kontrollin e monumenteve kombëtare për t'i mbrojtur nga demonstruesit. Deri më tani kundër demonstruesve është angazhuar vetëm policia, e cila pjesërisht ka vepruar brutalisht kundër tyre.

Lukashenko: Ndërhyrje e ashpër

Policia ka paralajmëruar përmes megafonëve për të mos marrë pjesë në mitingun pa leje. "Zhvillimi i aktiviteteve me grumbullime masive është ilegal, për pjesëmarrjen duhet ta dini se do të mbani përgjegjësi”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme në Minsk. Gjeneralmajori Ivan Kubrakov, nga policia e qytetit, në një vídeo ka paralajmëruar, se ekziston rreziku i provokimeve. Prandaj duhet të qëndroni larg sheshit, ka kërkuar ai.

Belarus Minsk | Proteste gegen Präsident Lukaschenko
Fotografi: Getty Images/M. Friedman

Kreu i shtetit bjellorus, Lukashenko ka kërcënuar me "ndërhyrje të ashpër” për të rivendosur qetësinë në vend. Fundjavën e kaluar dolën në protestë kundër Lukashenkos më shumë se 100.000 vetë. Këtë të dielë opozita pret më shumë protestues.

 

la/ag/dw