1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BND-ja dëshiron të mbikëqyrë në kohë reale rrjetet sociale

Bleiker, Carla / Fähnle, Anja3 Qershor 2014

Dallimi thelbësor midis NSA-së të Shteteve të Bashkuara dhe BND-së në Gjermani është se politikanët në Republikën Federale të Gjermanisë kanë më shumë kontroll mbi shërbimin sekret.

https://p.dw.com/p/1CAnR
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur në Gjermani u bënë të njohura nga Edward Snowden se çfarë metodash përdor NSA për të mbikëqyrur telekomunikacionin në mbarë botën zemërimi qe mjaft i madh. Por tani edhe Gjermania dëshiron të përdorë të njëjtat metoda si dhe NSA-ja amerikane për të vëzhguar se çfarë postojnë njerëzit në mediat sociale si Facebook apo Twitter. Kontrolli sipas njoftimeve të gazetës "Süddeutsche Zeitung" mund të bëhet në kohë reale, pra në momentin që dikush poston diçka në këto media.

Projekti është pjesë e "Teknikës së re strategjike" për të cilën shërbimi sekret gjerman BND kërkon prej paralamentit që t'i miratojë një buxhet prej 300 milionë eurosh. Krahasuar me buxhetin e NSA-së amerikane prej rreth dhjetë miliardë dollarë (rreth 7,4 miliardë euro) kjo shumë mund të duket e vogël, por kjo do t'i mundësojë BND-së që të afrohet disi me vëllain e madh në SHBA.

Kritika nga opozita

Deputeti Hans-Christian Strëbele, anëtar i Komisionit Kontrollit Parlamentar për Shërbimet Sekrete mendon se metodat që planifikon të përdorë BND-ja janë problematike. Ai sheh paralele me metodat e NSA-së që u kritikuan aq rëndë në Gjermani, tha politikani i të Gjelbërve në bisedë me DW duke iu referuar lajmit sipas të cilit shtetasit gjermanë nuk duhet të jetë në fokus të masave të planifikuara nga ana e BND-së. Sipas që punonjësi të BND-së, fjala nuk është për kontrollin e telekomunikacionit mes shtetasve gjermanëm por për atë të të huajve jashtë vendit." Kështu i tha punonjësi i BND-së që nuk donte që të identifikohej, agjencisë Reuters. Strëbele mendon se BND do ta ketë të vështirë që mes gjithë atyre të dhënave dhe një kontrolli në kohë reale të mund të bëjë një seleksionim të pastër të të dhënave.

NSA Untersuchungsausschuss 03.04.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Në një nivel me partnerët '

Ndryshe nga Strëbele anëtarë të tjerë të Komisionit Kontrollit Parlamentar për Shërbimet Sekrete që u përkasin partive në pushtet janë të hapur për planet e BND-së. Social-demokrati Christian Flisek mendon se masat e reja për mbikëqyrjen nga ana e BND-së janë të rëndësishme për sigurinë e Gjermanisë.

Roderich Kiesewetter (CDU) e konsideron projektin e BND-së për shtimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes thelbësor dhe thotë se ne kemi nevojë për një shërbim informativ "në një nivel me partnerët."

Kontrolli parlamentar

Dallimi thelbësor midis NSA-së të Shteteve të Bashkuara dhe BND-së në Gjermani është se politikanët në Republikën Federale të Gjermanisë kanë më shumë kontroll mbi shërbimin sekret. Po ashtu të gjithë politikanët janë të një mendje se ndryshe nga ç'ka ndodhur në SHBA ku NSA-ja është bërë një shtet brenda shtetit, në Gjermani BND-ja i nënshtrohet dhe duhet të vazhdojë t'i nënshtrohet syrit vëzhgues të Komisionit Kontrollit Parlamentar për Shërbimet Sekrete.