Brandenburgu - Landi më i madh
15 Shkurt 2010Kryeqyteti i landit Pocdami, ka qenë më parë qyteti rezidencial i Prusisë (Preußen). Nga shkëlqimet e asaj kohe dëshmojnë kështjellat dhe parqet. Qyteti ofron kualitet të lartë jete duke u bazuar në bukuritë arkitektonike, por edhe infrastrukturën e mirë dhe afërsinë me Berlinin
Një e treta zonë e mbrojtur natyrore
Më karakteristikja e Brandenburgut është natyra e virgjër, e pasur me ujra që e bën landin gjithnjë e më interesant për turistët. Një e treta e landit është zonë e mbrojtur natyrore. Shumë lumenj, rreth 3 000 liqene dhe pyjet e gjera të tërheqin për eskursione dhe udhëtime.
Në brezin që rrethon kryeqytetin e Berlinit kanë bërë pjesë tradicionalisht industria e metalit, teknika e fluturimeve ajrore dhe kimia, sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Në kohën e fundit aty janë vendosur edhe teknologjitë e reja si teknika për mbrojtjen e ambientit dhe bioteknologjia. Edhe 250 institute kërkimore, ndër të cilat disa prej Institutit Max-Planck dhe Fraunhofer, ndodhen në Brandenburg.
Historia prusiane
Emri i Brandenburgut vjen nga Brenaburgu afër lumit Havel, që në vitin 929 ju morr sllavëve nga Mbreti Hajnrih I (Heinrich I.). Deri në shekulline 14-të ai u kthye në principatën më të madhe të Gjermanisë. Në shekullin e 19-të dhe 20-të, Brandenburgu u kthye së bashku me Berlinin në qendrën politike të Prusisë dhe Gjermanisë. Në vitin 1947 Prusia u shpërbë nga Këshilli Kontrollues i forcave aleate. Brandenburgu u nda në sektorë të ndryshme, pjesë të RDJ (DDR). Pas kthesës Brandenburgu u rikrijua si land më vete, në ditën e ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.
Informacione Brandenburgu:
Popullsia: 2,5 Millionen
Sipërfaqja: 29.477 km katrorë
Kryeqyteti: Pocdami
Rithemelimi: 3.10.1990
Sektor të ekonomisë: Industria e rëndë
Faqja zyrtare e internetit: www.brandenburg.de