Burg i përjetshëm për Xhozef Estradën
12 Shtator 2007Reklamë
Ish presidenti filipinas Xhozef Estrada (Joseph Estrada) është dënuar me burgim të përjetshëm pas akuzave të rënda për korrupsion. Një gjykatë në Manila pa të vërtetuar akuzën sipas së cilës gjatë presidencës së tij Estrada ka përvetësuar më shumë se 60 milionë euro nga fondet e shtetit. Estrada ka njoftuar se do të apelojë ndaj vendimit të gjykatës. Rreth pallatit presidencial u shtuan masat e sigurisë pasi kryetarja e shtetit Gloria Makapagal Arrojo (Gloria Macapagal Arroyo) donte të shmangte trazirat që shoqëruan arrestimin e Estradës gjashtë vjet më parë.