Bush në Romë
9 Qershor 2007
Presidenti amerikan u prit edhe nga papa Benedikti i XVI, i cili u tregua një mikpritës i mirë, ai doli deri tek pragu i bibliotekës së tij private për të pritur presidentin Bush, e përshëndeti atë me një buzëqeshe miqësore. Edhe presidenti Bush i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura, buzëqeshi miqësiht, por is metodist hoqi dorë nga përkulja para papës dhe u mjaftua vetëm me një shtrëngim duarsh.
Para se kamerat të lironin sallën, papa Benedikti dhe presidenti Bush biseduan me njëri-tjetrin për rezultatët e samitit të G8-s Nuk është e lehtë në një raund të tillë të gjesh një pozicion të përbashkët, tha papa, ndërkohë që Bush u përgjigj se vërtet pati pozicione të ndyrshme, por rezultati ishte pozitiv. Kur papa e pyeti nëse bisedat me Putinin ishin pozitive, presidenti Bush pak i sikletosur se këtë ai do ta thotë pas një minute, kur të largohen kamerat. Ambasadori amerikan në Itali, Francis Roney siguroi në bisedë me Radio Vatikanin se vizita tek papa ka qenë një nga vizitat më të rëndësishme të Bushit në Europë.
Vitet e ngrirjeve të marrëdhënieve, kur paraardhësi i Benediktit, papa gjon Pali i II ishte një nga kritikuesit më të mëdhenj të luftës në IRak duket se kanë kaluar. Uashingtoni dhe Vatikani vunë në dukje elementët e përbashkët. Uashingtoni mbështet papën në angazhimin e tij për lirinë e fesë në Kinë dhe në Kubë.
Në të vërtetë edhe papa Benedikti është kritikues i luftës në Irak, Vatikani bën fjalë për një situatë të vështirë në rajon, por konflikti në Irak nuk është më tema qendrore në marrëdhënien me SHBA-të. Papa dëshironte të bisedonte edhe për lirinë e fesë në rajon, ai është i shqetësuar se komuniteti kristian në Irak po mënjanohet ose më keq po detyrohet të largohet nga vendi.
Ne konferencen e shtypit me kryeministrin italian,, Romano Prodi, presidenti Bush u shpreh se ka arhdur koha qe te shkojme perpara me planin per Kosoven. Ai tha se ka mirekuptim per shqetesimet e Serbise dhe i ofroi Begradit ndihme ekonomike dhe bashkepunim me SHBA-te. Edhe ne takimin me presidentin italian, presidenti Bush theksoi se duhen vazhduar negociatat nderkombetare per pavaresine e Kosoves.