Bush vazhdon të mbrojë strategjinë e administratës së tij në Irak
15 Korrik 2007Reklamë
Presidenti amerikan Xorxh Bush mbrojti në fjalimin e tij tradicional në radio strategjinë e administratës së tij në Irak, pas një raporti botuar këtë javë për përparimin ushtarak dhe politik atje. Bush i pranoi përfundimet e raportit, sipas të cilit qeveria irakiane nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për tetë çështje, si ndarja e të ardhurave nga nafta dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Por ai nënvizoi përparimin që irakianët kanë bërë në drejtime të tjera, si vënia në dispozicion e tre brigadave për ofensivën amerikane dhe ngritja e stacioneve të përbashkëta të rendit në Bagdad.