Para se të qëllohej për vdekje në Luftën e Dytë Botërore, Ljubo Çupiq qëndroi krenar me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Fotografia “Buzëqeshja e Lirisë” bëri xhiron e botës dhe sot Ljubo është simbol i antifashizmit. Presidenti i shoqatës së Luftëtarëve Çlirimtarë dhe Antifashiste në Nikshiq, Slobodan Mirjacic thotë se nuk ka muze revolucioni në botë që nuk ka foton e Ljubo-s.