CIA ka mbajtur burgje sekrete në Poloni dhe Rumani
8 Qershor 2007Reklamë
Paris: Sipas konkluzioneve të hetuesit të Këshillit të Europës, Marty shërbimi i fshehtë amerikan, CIA, ka mbajtur burgje sekrete në Poloni dhe Rumani. Aty janë mbajtur ndërmjet vitit 2002 dhe 2005 të dyshuar për terrorizëm, njofton raporti i Këshillit të Europës, i cili bazohet në informata të shërbimit sekret amerikan. Gjithashtu në raport thuhet se udhëheqja rumune dhe polake i ka miratuar vetë burgje të tilla.