1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Credins Bank - Banka e pare private ne Shqiperi

2 Mars 2003
https://p.dw.com/p/Arjb

Ani Ruci

Në Tiranë u licensua banka e parë private me kapital 100% shqiptar qe mban emrin Credins Bank. Kjo bankë ka një kapital fillestar prej 700 milionë lekësh. Përpjekjet për hapjen e kësaj banke filluan para tre vjetesh nga ekspertë dhe biznesmenë shqiptarë.

"Urdhëroni, ndjehuni si në shtëpinë tuaj, këtu flitet shqip" - këto fjalë mirëseardhje nuk i takojne ndonjë zoti shtepie drejtuar kalimtarit të rastit në Shqiperi, Kosovë apo diku tjeter. Ato janë motoja tërheqese dhe konkuruese e bankës Credins Bank, të parës bankë private ne Shqiperi me kapital teresisht shqiptar. E ngritur në zemër të Tiranës, në një zonë qe vazhdon te quhet per inerci "blloku" me emrin e ish-zones rezidenciale të ish-udhëheqësve komuniste, Credins Bank përben një sfide edhe per faktin se gjendet pikerisht aty, ku 12 vjet më parë nuk mund te shkelte këmba e qytetarit te zakonshëm shqiptar. Mjediset e saj nuk kane asgje mangut ndaj bankave prestigjioze ne Perendim. Ato te percjellin siguri, besim dhe idenë se është derdhur para e madhe. Drejtori i pergjithshem, Artan Santo, tregon per DW se si lindi banka e pare private Credins Bank

"Në fakt Credins Bank e filloi veprimtarine e saj qysh nje vit e gjysmë përpara, me licensimin nga Banka e Shqiperise, si një institucion finaciar kreditimi dhe dora-dorës me rritjen e veprimtarise u ndje e nevojshme te zgjerohet veprimtaria e saj. Kështu nga niveli i institucionit finanaciar me nje kapital prej rreth 3,3 milion dollaresh aktualisht ajo ka nje kapital prej 5,3 milion dollaresh dhe u licensua nga Banka e Shqipërise, si e para banke private shqiptare. Pra sot Credins Bank eshtë një bankë kuq e zi, nje term ky i përdorur kohet e fundit nga shtypi vendas dhe qe realisht do te flasë shqip."

Banka kuq e zi nuk e fillon veprimtarinë e saj vetem në një treg te dobët e te sapoformuar bankar dhe financiar. Ne Shqiperi veprojnë 12 banka me kapital te huaj apo të përbashkët dhe vetem një me kapital shtetëror, Banka e Kursimeve, qe pritet të privatizohet së shpejti. Ne keto kushte drejtori i pergjitshem i Credins Bank, Artan Santo, e quan nismë shumë të guximshme të industrialisteve te Shqiperise ngritjen e kesaj banke, pasi kjo sipas tij tregon, se kapitali i tyre eshte konsoliduar dhe vendi nuk kercenohet më prej krizës shkatërruese.

Te flasësh shqip nuk do te thote se suksesi eshte i garantuar paraprakisht dhe falimentimi ndodhet shume larg. Per zotin Santo qe vjen në këtë detyrë pas një pervoje te pasur pune ne sistemin bankar shtetëror te Shqiperise, arma me e forte me të cilën Credins Bank duhet te fitoje ne betejat ne tregun bankar te Tiranes eshte nje mentalitet i ri.

"Te hyje shqiptari ne treg do te thote të shërbesh më shpejt, te sherbesh me disiplinë dhe me çmime me te mira ne treg. Une do te thosha se, ne qofte se cilesia ne treg ka nje barazueshmëri me sistemin, pra bankat homolge qe ka ketu ndërkohë do të thosha qe per shpejtesine dhe per çmimet sigurisht jemi te parët në treg." - thotë Santo.

Kapitalin bazë prej 5,3 milion dollarësh që ka Credins Bank e kanë në dorë 12 aksionerë. Drejtori i bankës Santo përmend më të rëndesishmit, pra ata që kanë pjesën e luanit.

"Dy aksioneret qe kane kapitalin kryesor janë, njëri presidenti i Eurollotos dhe presidenti i televizionit Telesport. Nje tjeter vjen nga një fimë qe meret me eksport-importin e paisjeve te ambjenteve te ndertesave te shtepive apo zyrave. Ka te tjere qe merren me biznese te mirëfillta me produkte bujqesore, pra gama e aksionerëve na ben qe te shtojmë kerkesat ndaj vetvetes per plotesimin sa me mire te nevojave te aksionereve, por mbi te gjitha të vetë biznesit qe gjithmonë e më teper po behet i larmishëm dhe më i gjërë në Shqiperi.

Por përveç ngjyres kuq e zi banka Credins Bank duket se do te mirëpresë edhe te gjitha ngjyrat e tjera. Drejtori i përgjithshëm i saj, Artan Santo, thote per DW se manaxhimi i fondeve me Credins Bank do te jete ne nivel ndërkombëtar.

"Klientët jane ne Credins Bank si ne shtepine e tyre dhe Credins Bankështë gjithmonë e hapur per çdo lloj shqetësimi dhe me çdo mundesi qe ka do te jetë pranë kërkesave dhe nevojave. Gjithkush do te mendojë per të rritur nivelin dhe kërkesat dhe mbi të gjitha per të arritur kredibilitet në Shqiperi.