Deri në fund të vitit duhet të organizohen zgjedhjet rajonale në Irak
2 Korrik 2007Reklamë
Bagdat: Deri në fund të këtij viti në Irak duhet të mbahen zgjedhjet rajonale. Kështu njoftoi kryeministri Nuri El Maliki. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj qeverisë irakiane. Zgjedhjet e fundit në provinca të mbajtura në janar të 2005-ës mbetën nën hijen e bojkotit të pakicës sunite.