Dhoma amerikane e përfaqësuesve pro tërheqjes nga Iraku
13 Korrik 2007Reklamë
Dhoma e përfaqësuesve e SHBA miratoi edhe një herë fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku brenda 120 ditëve. Vendimi u morr me 223 vota pro dhe 201 kundër, pavarësisht kërcënimit të presidentit George W. Bush me veto. Para votimit qeveria konstatonte në një raport etape, se udhëheqja irakiane ka shënuar vetëm përparim të vogël në zbatimin e reformave politike, ushtarake dhe ekonomike, të kërkuara prej SHBA. Veçanërisht janë rekrutuar pak forca irakiane të sigurisë që mund të veprojnë në mënyrë të pavarur. Përveç kësaj udhëheqja në Bagdad nuk ia del të çarmatosë milicët.