Dhuna e përgjakshme në Irak nuk ka të ndalur
9 Korrik 2007Reklamë
Bagdat: Si pasojë e shpërthimit të dy bombave sot në distancë kohore disa minuta prej njëra tjetrës, humbën jetën katër persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën. Shpërthimet ndodhën në një stacion autobuzësh në zonën Nahda, në kryeqytetin irakian. Policia bëri të ditur se në mesin e viktimave ishte edhe një polic.
Zytarët thonë se së paku 34 vetë janë vrarë dje gjatë sulmeve me bomba në Bagdad. Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për vrasjen e një pjestari të saj, gjatë luftimeve në provincën Salahuddin.