1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhuna ndaj grave në Kosovë & Aksioni për më shumë të drejta të fëmijëve në Kosovë

15 Janar 2010
https://p.dw.com/p/LXJO

Përjetimet e luftës, zhgënjimet e pasluftës, tranzicioni dhe ndryshimet e përgjithshme shoqërore, pozita e rëndë ekonomike, varfëria, papunësia, niveli i ulët i arsimimit dhe pabarazia gjnore, janë disa nga faktorët kryesorë, që çojnë deri tek dhuna ndaj femrës, e cila vjen më së tepërmi nga bashkëshorti, i fejuari, apo njeriu me të cilin janë në lidhje.

Policia e Kosovës e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po implementon projektin "Të drejtat e fëmijëve - largimi i lëmoshëkërkuesve" i cili po implementohet në të gjitha komunat e Kosovës. Projekti ka për qëllim identifikimin e femijëve që kërkojnë lëmoshë si dhe rehabilitimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani