1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
ShoqëriaAfrikë

Dhuna seksuale ndaj grave në Afrikë në kohën e pandemisë

5 Tetor 2020

Gjatë kohës së pandemisë gratë në Afrikë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre. Dhuna seksuale është rritur. Po çfarë po bëjnë krerët e qeverive për të zgjidhur këtë problem?

https://p.dw.com/p/3jPhL
Zimbabwe | Schwangere Frau in Seitenstraße
Fotografi: Tsvangirayi Mukwazhi/AP/picture-alliance

"Unë as që jam përpjekur të mbrohem, sepse ai ishte tre herë më i fuqishëm se unë." Kështu thotë gazetarja nga Kameruni Kitty Chrys-Tayl. Në Kamerun nuk flitet fare për dhunën seksuale në familje. Ajo është rrahur dhe keqtrajtuar shpesh nga partneri i saj.

Kombet e Bashkuara flasin për "një pandemi nën hije": Dhuna, keqtrajtimi seksual dhe vrasjet e grave në Afrikë janë një fenomen që është shtuar muajt e fundit. Shkaqet mund të kërkohen edhe tek pandemia Corona. Me shtimin e numrit të infektimeve në Afrikë po shtohet edhe dhuna.

Shtohet dhuna seksuale

Liberia ka shënuar këtë vit një rritje prej 50% të dhunës seksuale në familje. Prej janarit deri në korrik janë lajmëruar më shumë se 600 përdhunime seksuale, ndërkohë që gjatë vitit 2018 ka pasur 803 të raportuara.

Demokratischen Republik Kongo  | Ein Vergewaltigungsopfer in ihrem Haus in Luvungi
Fotografi: Yannick Tylle/picture-alliance

Edhe në Nigeri raportohet për shtimin e numrit të rasteve të dhunës seksuale. Dy raste nga qershori të përdhunimit dhe vrasjes së dy grave të reja në veçanti kanë shokuar vendin. Në Kenia mediat lokale raportojnë për rreth 4000 nxënëse që kanë mbetur shtatzëna gjatë kohës së mbylljes së shkollave - në kohën e lockdown. Dyshohet se në të shumtën e rasteve ato janë përdhunuar nga familjarët apo nga policët. Në Republikën Qendrore të Afrikës janë shënuar 27 % më shumë raste të përdhunimeve, ndër to ka pasur edhe fëmijë dhe gra të lënduar.

Situata edhe më e keqe 

"Situata ka qenë e keqe edhe para pandemisë për gratë, ndërsa pandemia po përdoret vetëm si mbulesë për atë që nuk e kemi parë me vite", thotë Jean Paul Murunga nga organizata e grave Equality Now, në bisedë me DW. "Pandemia është tani sinjal për qeveritë që të hapin sytë dhe të shohin gjendjen reale."

Në maj presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, tha se "pengjet e dhunës specifike gjenden në familje, sepse burrat u kanë shpallur luftë grave në vendin tonë". Sipas statistikave të fundi, policia në këtë vend raporton çdo tre orë për një grua të vrarë. Dhuna ndaj grave në veçanti është shtuar në periudhën prej 27 marsit deri më 16 prill.

Veëm fjalë të kota

Por lufta kundër dhunës specifike në familje nuk po shkon si duhet. Në Afrikën e Jugut është futur në fuqi në maj një plan nacional për evitimin e dhunës, mbrojtjen, mbështetjen dhe shërimin e viktimave. Në Kaduna të Nigerisë përdhunuesit e viktimave nën 14 vjeç do të kastrohen në të ardhmen. Ndërsa Gjykata më e lartë në Malavi ka vendosur që t'u jepet dëmshpërblim financiar 18 grave dhe vajzave të përdhunuara nga nëpunësit në një qytet të vogël.

Nigeria | Protest nach Vergewaltitung
Fotografi: Kola Sulaimon/AFP/Getty Images

Kitty Chrys-Tayl ka nisur një aksion online me titull: "I Decided to Live". "Tema e seksizmit duhet të trajtohet edhe në shkolla", thotë gazetarja. "Për këtë nevojitet gatishmëria politike, sepse bëhet fjalë për dëme të shkaktuara nga dhuna specifike dhe për përdhunime."

Qeveritë në disa vende kanë krijuar organe dhe komisione të veçanta për të luftuar këto dukuri. Por deri tani ka shumë pak aksione konkrete dhe financa.

Nuk janë prekur shkaqet kryesore të dhunës në familje. "Shkaqet kryesore janë alkooli dhe droga, por problemi më i madh është trajtimi jo i barabartë i gruas në këto shoqëri", thotë Lesley Ann Foster, kryetare e organizatës Masimanyane Women's Rights International në Afrikë të Jugut. Gjatë kohës së pandemisë gratë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre.

"Normat dhe standardet sociale në këto vende janë kaq të dobëta, sa që gratë rrihen, përdhunohen, vriten dhe në fund ju humbin gjurmët. Vendi nuk po përballet si duhet me këtë problem", thotë Foster në bisedë me DW. "Nuk ka sa duhet respekt dhe vlerësim të gruas, sigurisë dhe jetës së saj."

Edukimi patriarkal

Këtë e konfirmon edhe aktivistja nga Kenia Murunga. "Historikisht vendet e Afrikës kanë një edukim patriarkal. Gratë dhe vajzat nuk trajtohen të barabarta. Ndaj kjo temë duhet të vihet në rend dite dhe të debatohet." Problemi: "Qeveritë përbëhen nga burrat dhe shumë rrallë ju japin prioritet këtyre temave", thotë Murunga. Edhe më tej në qendër të vëmendjes janë temat si infrastruktura, rrugët, ushtria dhe tema të tjera, por jo edhe "shëndetësia dhe familja". Për sa kohë qeveritë përbëhen vetëm nga burrat, dhuna seksuale kundër grave do të mbetet nën hijen e pandemisë.