Dramë refugjatësh në Lampeduza
7 Prill 2011Rreth 200 njerëz në bordin e një anije peshkimi ishin përpjekur nga Libia të arrinin në vendet e Bashkimit Evripian kur anija e tyre është përmbytur në det. Deri tani për fat të keq mundën të shpëtohen vetëm 50 vetë. Moti me stuhi ka vështirësuar përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë.
Sipas informacioneve të rojeve bregdetare italiane viktimat mbahen si afrikanë nga Eritrea dhe Somalia, të cilët ishin larguar para luftimeve në Libi. Komisioni i BE-së në Bruksel këmbëngul që vendet anëtare të BE-së të marrin kontingjentin e refugjatëve nga Afrika e Veriut.
Javëve të fundit vetëm nga Tunizia kishin mbërritur në Maltë dhe Lampeduzë 20.000 njerëz. Gjermania dhe Austria kundërshtuan planet e BE-së dhe e argumentuan këtë me faktin se shumica e refugjatëve vijnë për arsye ekonomike dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje. Megjithatë vendet të tjera si Suedia u deklaruan të gatshme për të marrë disa qindra azilkërkues.
Autor: DW/ Mimoza- Cika Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama