1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"DW është e pazëvendësueshme"

23 Prill 2018

Debati në Bundestag për DW: Populistët e djathtë kërkojnë ndryshimin e ligjit për DW. Partitë e tjera kundërshtuan propozimet e tyre dhe theksuan rëndësinë e DW - në veçanti në kohën e sotme.

https://p.dw.com/p/2wSys
Deutsche Welle Mikrophon
Fotografi: DW

Partia djathtiste Alternativa për Gjermani (AfD) pretendon të ndryshojë ligjin për Deutche Wellen. Gjatë debatit për Deutsche Wellen, të mbajtur në Bundestag, përfaqësuesi i AfD për kulturë, Thomas Ehrhorn, e quajti këtë shtëpi informative „një medium propagandues, në duart e klasës politike në pushtet", e cila "jo rrallë shndërrohet në instrument kundër qytetarëve". Ehrhorn në veçanti ka sulmuar drejtorin e përgjithshëm të DW, Peter Limbourg, i cili ka deklaruar se një ndër vlerat e DW është përhapja e informacioneve për tolerancë. „Këtu lejohet dhe tolerohet gjithkush dhe gjithçka - prej përfytyrimeve mesjetare fetare e deri tek çmenduritë e origjinës dhe tregimeve të tepruara multi-kulti", tha Ehrhorn.

Bundestag Debatte Deutsche Welle Ehrhorn AfD
Thomas EhrhornFotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Deutsche Welle "më e rëndësishme se kurrë më parë"

Politikanët e ngarkuar me çështjet e kulturës nga partitë e tjera i kanë kundërshtuar ashpër këto pohime të AfD. Ata theksuan rëndësinë e DW në kohën e trazirave politike ku gjithnjë e më shumë manipulohet me informacione të rrejshme. Elisabeth Motschman (CDU) nënvizoi në veçanti absurditetin e përpjekjeve të AfD që të paraqitet si mbrojtëse e lirisë së medias dhe mendimit të lirë. Ajo falënderoi Deutsche Wellen për "punën shumë të rëndësishme" që po bën për informim dhe përhapjen e vlerave të një shoqërie demokratike, të cilat janë tepër të rëndësishme në këto kohëra të turbullta, thotë Motschmann. Ajo tha se vendet autoritare si Kina, Rusia apo Irani po punojnë në forcimin e mediave të tyre për botën e jashtme. „Në këtë drejtim, Bundestagu ka shkaqe të mjaftueshme për forcimin e mëtutjeshëm të Deutsche Welles, ndaj duhen shtuar mjetet financiare", tha ajo. Sipas saj, DW ka shënuar vitin e kaluar suksese të mëdha, duke shtuar numrin e shfrytëzuesve nga 101 milionë në 157 milionë. Në 27 nga 30 gjuhët sa trasmeton, Deutsche Welle është ndër tri mediat më të suksesshme të huaja në vendet ku transmeton.

Bundestag Debatte Deutsche Welle Limbourg
Peter LimbourgFotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

"Forcimi i tolerancës"

Përfaqësuesi i liberalëve Thomas Hacker theksoi rëndësinë e DW në shumë vende të botës. Ai tregoi edhe një rrëfim nga Mali i Zi, ku ka punuar, ku njerëzit çdo ditë janë informuar nga DW për ngjarjet. Ngjashëm ishte edhe me Lindjen e Mesme. „Njerëzit në Aman, Bejrut apo Rabat që duan të informohen për zhvillimet në botë, shikojnë DW", tha Hacker.

„Në vend të Fake News ata shikojnë informacione të argumentuara në Deutsche Welle", theksoi socialdemokrati Martin Rabanus. 96 % e shfrytëzuesve mendojnë se DW ka një besueshmëri shumë të lartë, tha përfaqësuesi i SPD. Me fjalë të ngjashme janë shprehur edhe përfaqësuesit e ekologjistëve dhe CSU.

Doris Achelwilm nga e Majta tha se shikuar nga mendimet e shtetasve me origjinë të huaj që jetojnë në Gjermani, "DW është një burim i pazëvendësueshëm i informacioneve". Ajo tha se ligjin për DW duhet të ndryshohet, por vetëm në sektorin e përfaqësimit të femrave në organet drejtuese, të cilat aktualisht mund të konsiderohen si "klube të burrave".

Debatin në Bundestag e kanë përcjellur edhe drejtori Peter Limbourg dhe drejtorja e programit Gerda Meuer. "Jemi të lumtur me mbështetjen e fuqishme të të gjitha klubeve të deputetëve", tha Limbourg. Ai tha se gjatë debatit është theksuar rëndësia e lirisë së mediave në botën e sotme.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C