1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënimi i Karaxhiҁit - BE vlerëson vendimin e Tribunalit

20 Mars 2019

Reagimi i Bashkimit Europian pas shqiptimit të vendimit nga Tribunali për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjes Radovan Karazhiҁ.

https://p.dw.com/p/3FOQK
Belgien Europäische Kommission in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Kalker

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme përmes një kumtese  të mërkurën (20.03)  vlerësoi, se vendimi përfundimtar për Radivan Karaxhiqin "përmbyll rastin për një nga ngjarjet më tragjike të historisë së re të Evropës, që përfshin gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte".

"Simpatitë tona janë me viktimat dhe familjarët e tyre”, thuhet në kumtesë.

Më tej theksohet, se "Bashkimi Evropian Respekton plotësisht vendimin e Tribunalit Ndërkombtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, dhe nënvizon vazhdimin e bashklëpunimit me trupin që ka trashëguar Tribunalin, i cili tashmë është në mbyllje”.

"BE-ja pret që të gjithë liderët e rajonit të përkrahin vendimet e Tribunalit dhe të mos bëjnë deklarata, që do të hedhin dyshime në pavarësinë dhe paanshmërinë e procesit të gjykatës. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat themelore të Evropës”, thuhet në kumtesë.

"Drejtësia ndërkombtare nuk kontribuon vetëm në ndalimin e imunitetit nga krimet, por gjithashtu ndihmon besimin dhe pajtimin në Bosnje e Hercegovinë dhe në tërë rajonin. BE-ja gjithashtu përkrah procesimin efikas dhe efektiv të krimeve të luftës në gjykata nacionale, për të përmbushur punën e tribunaleve ndërkombtare”.

"Për pajtim ka nevojë për një vlerësim të sinqertë dhe faktik të së kaluarës, që vjen nga shoqëria dhe i sjell së bashku të gjitha palët në konflikt. Edukata dhe informimi janë kyçe”.