1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëshirë për të jetuar, laptop, leberkeze dhe pantallona meshini - Vështrim mbi Bavarinë

Juta Vaserab27 Korrik 2008

Rrugë të shëmtuara, lieqene të trishtuara qytetesh të mëdha dhe lagje periferike të ndërtuara me beton ka në Bavari ashtu si në gjithë Gjermaninë. Megjithatë përveç tyre, aty ka edhe natyrë të virgjër.

https://p.dw.com/p/Ekja
Koenigssee
KoenigsseeFotografi: AP

Alpet e Gjermanisë me malin më të lartë, Cugspice (Zugspitze), dhe Felskulise (Felskulisse), Zvicra franke i japin tiparet pamjes së Bavarisë ashtu si lumenjtë, Danubi dhe Majn si dhe liqenet Kimze ( Chiemsee), Tegernze (Tegernsee) dhe Kënigsberger, Amerberger dhe Shtarnberger.

Gjermanishte letrare po, por më mirë më dialekt

Bavaria është landi gjerman ku ndodhet numri më i madh i ndërmarrjeve bujqësore. Më shumë se 300 mijë vetë punojnë në bujqësi. Në Bavari ka fshatra struktura e të cilave, e formuar prej vitesh vazhdon të jetë ende dhe sot si dikur, dhe edhe nëse interesi tek të rinjtë bie gjithnjë e më shumë, veshjet dhe muzika popullore bëjnë pjesë në jetën e fshatit.

Laptop dhe pantallona meshini
Laptop dhe pantallona meshiniFotografi: AP

Përveç kësaj në asnjë land tjetër dëshira për të folur dialektin nuk është kaq e madhe sa në Bavari. Dhe kjo do të thotë dëshirë për të folur bavarisht, shvebish dhe frenkish.

Pantallona meshini, por edhe një laptop

Por bavarezët nuk duhen parë si malësorë të zonave të thella që nuk dinë të flasin gjuhën letrare. Laptopi dhe pantallonat e meshinit përdoren nga bavarezët si markë e landit të tyre që tregon se tradita e sotme ndodhet në harmoni me teknikën moderne. Faktikisht më shumë se 12 përqind e popullsisë punon në teknologjinë e lartë, nivel shumë i lartë në Evropë. Emra si Zimens, EADS ose BMë flasin për zhvillimin modern. Megjithatë Bavaria është një land agrar. Më shumë se gjysma e sipërfaqes së saj vazhdon të shrfytëzohet nga bujqësia. Bavaria është një nga prodhuesit me të mëdhenj të produkteve ushqimore në Gjermani. Edhe gjithnjë e më shumë vulën në zhvillimet politike të landit e jep popullsia e fshatit dhe jo e qytetit.

Wildbad Kreuth
Wildbad KreuthFotografi: AP

Zgjedhje po - por zgjidhen gjithnjë të njëjtët

Në Bavari zgjidhet shumë ngjyra e zezë, pra konservatorët. Pas vitit 1945 të gjithë kryeministrat që kanë drejtuar Bavarinë kanë qenë nga Partia Kristiansociale (CSU), më përjashtim të një rasti, të Vilhelm Hëgnerit (Wilhelm Hoegner) që ka qenë i socialdemokratëve (SPD). Që prej vitit 1954 Partia Socialdemokrate nuk ka marrë asnjëherë shumicën e votave. Prandaj për Bavarinë thuhet se ka mbetur ende monarki, mëgjithëse Mbreti i fundit bavarez ka vdekur më 1918.