Eksporti bëhet edhe pa korrupsion
4 Tetor 2006Në krye të indeksit është Zvicra. Pasuar nga Suedia Australia dhe Austria. Në fund të listës janë Rusia, Kina dhe India. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë dy eksportuesit më të mëdhenj në botë, zënë përkatësisht vendin e shtatë dhe të nëntë. Notat e tyre mesatare prej 7,34 dhe 7,22 nuk ndryshojnë shumë nga ato të vendeve që udhëheqin listën, konkretisht Zvicrës me 7,81. "Kjo është gjë e mirë, sepse dëshmon, që mund të bëhesh kampion eksporti pa qenë nevoja të hysh në ligën e kampionëve për korrupsion," - tha shefi i TI në Gjermani Hansjërg Elshorst. të mërkurën në Berlin
Ndryshimi i notave mes vendit të parë dhe të fundit, Indisë, nuk është shumë i madh, afro katër pikë. Hansjërg Elshorst interpreton: "Që të gjithë vendet, edhe më të mirët, mes tyre dhe Gjermania, nuk kanë përse të gëzohen për këtë rezultat. Në një numër të madh rastesh mund të vihet re që edhe ato korruptojnë. Prandaj edhe ne si TI Deutschland themi, që nuk ka fitues."
Vendin e 27 nga gjithsej 30 vendet e indeksuara nga Transparency International, pra të katërtin nga fundi, e zë Turqia. Problematike, për aspiratat e saj për antarësim të plotë në BE, është i mendimit Elshorst: "Prandaj edhe ne i mbështesim skeptikët ndaj antarësimit të BE/së në Bashkimin Evropian". Ai kërkoi mes të tjerash që kancelarja Merkel që të enjten do të niset për në Turqi ta hapë këtë temë me përfaqësuesit e qeverive.
Tipike është që korrupsioni është më i madh në ato vende, ku qeveritë nuk bëjnë shumë për ta luftuar atë. Është e rëndësishme që të theksohet që përgjegjës janë të dyja palët, e jo vetëm shtetet e prekura nga korrupsioni, thotë TI. Kritikë ushtron organizata në adresë të disa vendeve antare të BE-së: "Veçanërisht Italia dhe Franca hyjnë në grupin e gjashtë korruptuesve më të mëdhenj në Afrikë. Në këtë mënyrë ata sabotojnë përpjekjet që bëhen për luftimin e varfërisë dhe zhvillimin e qeverisjes së mirë në ato vende," - ankohet Elshorst.
TI u bëri thirrje firmave të eksportit që të mos e tolerojnë në asnjë mënyrë korrupsionin. Në studim janë pyetur 11.000 biznesmenë nga 125 vende të ndryshme të botës, 80 prej tyre nga Shqipëria.