Dënohet Berlusconi
2 Gusht 2013Ishte hera e parë në një karrierë berlusconiane të shtruar me skandale që ish-kryeministri italian dënohet dhe dënimi hyn në fuqi. Gjykata e Kasacionit konfirmoi në Romë dënimin për Berlusconin, - në instancën e fundit të reduktuar me 12 muaj burg, - për evazion fiskal në lidhje me koncernin e madh mediatik të Berlusconit, Mediaset dhe konto jashtë Italisë me para të patatuara.
Arrest shtëpiak apo punë sociale?
Në instancën e parë Berlusconi u dënua me katër vjet burg dhe pesë vjet mosushtrim të profesionit si politikan, por për shkak të një rregulloreje amnistie, dënimi u reduktua në 12 muaj. Ende nuk është konfirmuar nëse Gjykata e Kasacionit do të japë përfundimisht edhe vendimin për ndalimin e marrjes së posteve publike. Për këtë sipas njoftimeve të mediave, duhet që gjykatësit në Milano të rinegociojnë sërish. Në këtë proces bëhej fjalë edhe për manipulimin e çmimeve për të drejtat e transmentimit të filmit. Sipas aktakuzës, firma fiktive i siguronin këto drejta për t'ia rishitur pastaj Mediaset-it. Shtetit italian i janë shkaktuar dëme në 7 milionë euro. Berlusconi sipas gjykatësve ka qenë plotësisht i informuar për këtë.
Por Berlusconi për shkak të moshës 76 vjeçare nuk duhet të qëndrojë në burg. Nëse ish-kryeminstri do t'i kalojë të 12 muajt në arrest shtëpiak apo do të kryejë punë sociale, këtë Gjykata e Kasacionit e la të hapur. Fillimisht duhet hequr imuniteti i tij parlamentar. Votimi për këtë senat pritet të zgjasë javë dhe muaj, pavarësisht nëse konfirmohet vendimi për mosushtrimin e profesionit.
Reagimi i Berlusconit
"Cavaliere", siç thirret Berlusconi, u tërbua nga zemërimi. "Sulm i dhunshëm" e cilësoi ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vendimin e Gjykatës së Kasacionit. Përmes një videoje të transmentuar në televizion të drejtuar kombit Berlusconi mjaft i irrituar theksoi se "në fund të një karriere, 20 vite të angazhimit tim për këtë vend shpërblehen me fajësime dhe me një dënim që nuk ka asnjë bazë". Një pjesë e gjykatësve italianë është "e papërgjegjshme". Ai ka kontribuar shumë më tepër për "pasurimin e vendit." Edhe në të shkuarën, Berlusoni e kishte shprehur se ai është viktimë e "gjykatësve komunistë". Avokatët e tij do të apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë që ithtarët e Berlusconit janë të zemëruar, kundërshtarët e tij hapën shishet e shampanjës dhe lëshuan brohorima para gjykatës.
Kërkohet qetësi
Pas shpalljes fajtor të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano dhe kryeministri Enrico Letta kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Socialcemokrati Letta bëri thirrje se është në të mirën e vendit të ruajmë qetësinë. Por proceset për Berlusconin ende nuk kanë marrë fund. Dy procese të tjera janë në vazhdim e sipër. Procesi "Ruby" për skandalin me minorene dhe një proces tjetër për shpërdorim posti në rastin "Unipol" dhe thyerje të ruajtjes së sekretit zyrtar. Një proces i tretë për shkak të korrumpimit të një senatori pret radhën në gjykatë.