1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Facebook blen rivalin e tij WhatsApp

AFP,dpa/mck20 Shkurt 2014

WhatsApp i bashkangjitet koncernit amerikan social Facebook. Me 19 miliardë dollarë u shënua edhe blerja më e madhe që themeluesi i Facebook ka bërë në dhjetë vjetët e krijimit të këtij rrjeti social.

https://p.dw.com/p/1BBtU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Rrjeti më i madh social në gjithë botën në internet, koncerni amerikan Facebook ka blerë shërbimin konkurrent të mesazheve telefonike WhatsApp. Çmimi i blerjes kap shumën e gjithsej 19 miliardë dollarëve dhe do të paguhen kesh (4 miliardë dollarë) dhe përmes aksioneve të Facebook-ut (12 miliardë dollarë), bëri të ditur sipërmarrja pas mbylljes së bursës në Nju Jork. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë pronari dhe krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. “Jam i lumtur t'ju njoftoj se kemi arritur të marrim WhatsApp-in. Ekipi i tyre tani do t'na bashkangjitet në Facebook. Misioni ynë është të bëjmë botën më të hapur dhe më të lidhur”, ka shkruar Zuckerberg në Facebook.

WhatsApp është një program për Smartphone që bën të mundur dërgimin e lajmeve të shkurtra, fotografive dhe të dhënave audio përmes një lidhjeje në internet. Sipas koncernit Facebook, WhatsApp do të drejtohet edhe më tej si sipërrmarrje e ndarë. Kjo ishte edhe blerja më e madhe deri tani e sipërmarrjes së Mark Zuckerberg-ut, i cili arriti me hyrjen e tij në tregun e bursës para më pak se dy vjetësh të merrte 16 miliardë dollarë.

Kur Mark Zuckerberg themeloi para dhjetë vjetësh Facebook-un, ai dëshironte që t'i afronte njerëzit, të bisedonin me njëri-tjetrin apo të lidhnin miqësi mes tyre. Ndërkohë sipërmarrja e tij tashmë është bërë një koncern ekonomik gjigant. Megjithë kritikat për shkak të mungesës së mbrojtjes së të dhënave, ai shpesh përdoret edhe kur është fjala për të mobilizuar njerëzit. Në këtë aspekt, Facebook është bërë prej kohësh edhe një platformë politike.