1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finlanda konfiskon 865 vagonë mallrash të firmave ruse

8 Korrik 2022

Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Kurse NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

https://p.dw.com/p/4Diad
Dortmund | Lokführer-Streik im Personenverkehr - Nordrhein-Westfalen
Fotografi: Bernd Thissen/dpa/picture alliance

Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë Finlanda konfiskoi 865 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR i dërgoi një letër përkatëse Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse.

Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor. Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionerëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin.

Nis procesi i ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Ambasadorët e 30 vendeve të NATO-s kanë nisur ndërkohë procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

NATO unterzeichnet Beitrittsprotokolle für Finnland und Schweden
Fotografi: Wiktor Nummelin/TT NYHETSBYR?N/picture alliance

"Nënshkrimi i protokolleve të anëtarësimit nis procesin e ratifikimit në secilin prej vendeve anëtare”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në maj Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti i tyre tradicional ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë dhe bënë kërkesë për anëtarësim në NATO.