Forcimi i rolit të OKB-së në Irak bëhet gjithnjë e më i mundshëm
3 Gusht 2007Reklamë
Forcimi i rolit të OKB-së në Irak bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Rusia e pranon në parim projektrezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit. Kështu miratimi nga kjo instancë konsiderohet i sigurt. Ambasadori rus në OKB Vitali Curkin foli për një parashtresë të mire, e cila duhet përmirësuar vetëm pak. SHBA dhe Britania e Madhe kishin kërkuar një angazhim më të madh të OKB-së në Irak, duke i paraqitur Këshillit të Sigurimit projektrezolutën përkatëse. Në bazë të saj misioni i OKB-së në Irak, UNAMI, duhet të vazhdohet dhe të zgjerohet.