Fushata "Mjaft më!" po përhapet në Serbi
10 Prill 2017"Vuçiqin po e shoh më shpesh se nënën time", thotë një demonstrant në Beograd. "Ka ardhur koha që më në fund të largohet." Rreth 20.000 demonsrues marshojnë nëpër zonën qeveritare në Beograd, në ditën e gjashtë me radhë të protestave të rregullta në Beograd dhe shumë qytete të tjera të Serbisë. Ata kërkojnë largimin e diktaturës së Vuçiqit, me pohimet se zgjedhjet janë vjedhur. Në ditën e gjashtë kanë protestuar edhe sindikatat e ushtrisë dhe poloicisë, për shkak të kushteve të këqija të punës dhe jetës.
„Fushata e manipuluar"
Vuçiqi i ka fituar zgjedhjet parlamentare me një shumicë të madhe, që në raundin e parë – me 55% të votave. Demonstruesit dyshojnë se zgjedhjet janë manipuluar dhe se Vuçiqi do të mbajë në dorë tani postin e presidentit, por do të kontrollojë edhe qeverinë. Prej pesë vitesh ai mbanë pushtetin në Serbi. Ish – radikali Vuçiq ka vënë nën kontroll gati të gjitha mediat dhe e ka ngushtuar tepër hapsirën e veprimit për opozitën. Ai paraqitet si një proevropian i cili mbanë raporte të mira edhe me Rusinë.
Që në natën zgjedhore ka pasur të dhëna për manipulimin e zgjedhjeve. Ato pak media të pavarura kanë njoftuar se në listat zgjedhore ka edhe të vdekur - se listat nuk janë pastruar.
"Mjaft më!", thonë demonstruesit. Protestat janë organizuar në mënyrë spontane, përmes Facebookut. Mediat proqeveritare shtrojnë pyetjen: kush fshihet pas protestave? Të tjerët dyshojnë se me protesta mund të bëhen ndryshime. A thua mos është tepër vonë?
"Protestat mbahen kur është koha e duhur!", thotë Djokica Jovanoviq për DW. "Politikanët nuk e kuptojnë se do ngjarje mund të çojnë në ndryshime, nëse pakënaqësia është e thellë." Kësaj radhe shkaku i protestave është më pak fitorja e Vuçiqit e më shumë kushtet gjatë fushatës. Vuçiqi ka dominuar në media tërë kohën.
Të moshuarit
Shumë e mundur është që të moshuarit që nuk përdorin shumë internetin nuk janë të informuar fare për protestat, sepse në mediat e kontrolluara nga qeveria gati që nuk ka asnjë informacion. Ato thonë se po protestojnë pijanecë dhe persona të droguar dhe se ato po financohen nga miliarderi amerikan George Soros. Ndërsa Vuçiqi thotë se „kjo është një shenjë demokracie, nëse protestat kalojnë pa problem". „Po protestojnë humbësit e zgjedhjeve", pohon ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq.
Gazeta Blic pyet: Kush po i organizon këto protesta?" Lexuesve u ofron katër skenarë: shërbimet sekrete, shërbimet e brendshme apo të jashtme, opozita apo Sorosi. Por protestuest thonë se nuk ka njerëz që qëndrojnë pas tyre.
Aktivistët e Partisë Përparimtare të Vuçiqit janë të kujdesshëm. Ata kanë shkuar derë më derë gjatë fushatës dhe kanë bërë presion ndaj votuesve. Kanë shpërndarë edhe mjete ushqimore, kanë organizuar kontrolle mjekësore falas dhe kanë ofruar shërbime parukerie falas. Tani janë aktivë në pengimin e transmetimeve të drejtpërdrejta të protestave në Facebook. Edhe faqja e DW për komente është bllokuar në fundjavë, kur brenda pak minutash u paraqitën me qindra komente kundër protestave.
Qëllimet e qarta
Protestat duken pak si një anarki e kontrolluar, mendon Petroviqi. Por qëllimet duhet të jenë të qarta. Anëtarët e KQZ duhet të largohen sikur edhe krerët e mediave publike dhe kryetarja e Parlamentit, e cila me kërkesën e Vuçiqit ka ndaluar seancat e Parlamenti. Studentët kërkojnë edhe zgjedhje të parakohshme. Petroviq mendon se këto kërkesa janë tani kaotike, por prej tyre mund të kristalizohet diçka e madhe.
Qeveria po pret deri në shuarjen graduale të protestave. Ndërhyrja e organeve të sigurisë do të paraqiste një fytyrë negative të Vuçiqit në mediat ndërkombëtare. Për ditën e merkurë janë paralajmëruar protesta në mbështetje të Vuçiqit. Por edhe kundërshtarët do të vazhdojnë protestat.