Fëniks nga hiri - Si përpiqet të ringrihet Landi i Zaksen Anhaltit
8 Qershor 2008Pesë vjet pas krijimit në kuadër të reformave në RDGJ (DDR) ai u shpërbë në dy qarqe, ai i Hales (Halle) dhe ai i Magdeburgut. Me ribashkimin e Gjermanive më 1990, Zaksen - Anhalt u krijua sërish si një nga pesë landet e reja federative.
Trekëndëshi kimik Lojna - Shkopau- Biterfeld
Në periudhën e RDGJ (DDR) zona midis qyteteve Lojna (Leuna) Shkopau (Schkopau) dhe Biterfeld (Bitterfeld) u quajt si trekëndëshi kimik. 120000 njerëz punonin këtu. Me ndryshimin e sistemit shumë ndërmarrje u mbyllën për shkak të mungesës së rentabilitetit. Zaksen Anhalt është duke e marrë ngadalë veten nga kjo goditje.
Frymë ndryshimesh
Në këtë land papunësia është me 16 përqind, sa dyfishi i papunësisë në rrang federate. Megjithatë edhe këtu kanë filluar ndryshimet strukturore. Sektorët si ai i industrisë kimike, i ndërtimit të makinave, dhe i prodhimit të lëndëve ushqimore, por edhe të sektorit të shërbimeve dhe teknologjive të reja si ajo e teknikës diellore janë duke u zhvilluar. Edhe sipërmarrësit e huaj janë duke investuar gjithnjë e më shumë.
Tezat e Luterit
I njohur Zaksen Anhalti është vëcanërisht si zonë ku ka patur ndikim reformatori i madh i Martin Luther, i cili në vitin 1517 ngjiti 95 tezat e tij në portën kryesore të kishës Schlosskirche në Vitenberg (ëittenberg). Qyteti 1000 vjeçar Hale (Halle an der Saale) është me 235 000 banorë qyteti më i madh i landit. Megjithatë kryeqytet i landit dhe seli e qeverisë është Magdeburgu.
Informacione nga Zaksen - Anhalt
Popullsia: 2,44 Millionen
Sipërfaqja: 20.446 qkm
Kryeqyteti: Magdeburg
Data e themelimit: 3 tetor 1990
Sektorë të rëndësishëm të ekonomisë: Kimia, industria e makinave
Faqja zyrtare e internetit : www.sachsen-anhalt.de