1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia berlineze hedh uje mbi protestuesit

18 Nëntor 2020

Ndryshimi i menjëhershëm i ligjit të pandemisë në Gjermani ngjalli protesta në Berlin.

https://p.dw.com/p/3lV89
Berlin | Anti-Corona Demo
Policia duke lagur demonstruesitFotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

Mijëra vetë protestuan në Berlin para ndërtesës së Bundestagut dhe tek Porta e Brandenburgut kundër ndryshimit të ligjit për pandemitë. Policia e Berlinit u përpoq t'i shpërndajë protestuesit pasi këta nuk i respektonin masat e caktuara nga qeveria për mbajtjen e maskave ose ruajtjen e distancës. Policia më pas u detyrua të hedhë ujë mbi ta në formë shiu, behet e ditur nga policia.

Zëdhënësja e policisë, Anja Djerschke, i tha televizionit NTV se policia ka arrestuar edhe disa demonstrues, pasi këta kanë tentuar të  lëndojnë efektivët e policisë duke hedhur shashka  dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre. 

Bundestagu votoi me shumicë të qartë (415 pro, 236 kundër, 8 abstenime) ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet. Rregullat e reja i lejojnë qeverisë të vendosë kufizime në kontaktet shoqërore, rregulla mbi mbajtjen e maskave, pirjen e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Berlin | Anti-Corona Demo
Ne jemi sovrani: Pankartë që mbajnë në duar protestuesit, 18.11.2020Fotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

Në ndihmë të masave

Mbrojtësit e masave thonë se projektligji do të siguronte një bazë ligjore më solide për të realizuar  udhëzimin për ruajtjen e  distancës mbajtjen e maskave në fytyrë dhe kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, si dhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë. Ai gjithashtu do të mbulonte rregullat për mbylljen e shkollës dhe kujdesit ditor, dhe kufizimet për institucionet arsimore.

 Akti i Mbrojtjes nga Infeksionet do të dërgohet po te merkuren në Bundesrat, dhoma e sipërme e parlamentit, për një debat përfundimtar, e me pas edhe presidentit  Presidentit Frank-Walter Steinmeier për një nënshkrim - nje hap kz i fundit formal.

Berlin | Anti-Corona Demo
Policia lëshon shi mbi protestuesit kundër masave kundër koronës. 18.11.2020Fotografi: Christian Mang/REUTERS

Pa konsultime të gjata në parlament

Protestuesit kritikonin ndër të tjera edhe mënyrën e shpejtë e ndryshimit të ligjit, pa u konsultuar gjatë me përfaqësuesit e popullit në parlamentn. parlament. Shumë syresh mbanin në duar pankarta me politikanë me rroba burgu ose me mbishkrime  "Ne jemi sovrani" etj. 

Rreth 17 561 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Gjermani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 833 307. Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me javën e kaluar, kur Gjermania raportoi 18 487 raste. Por nivelet e infeksionit në pjesën më të madhe të Gjermanisë janë akoma shumë më të larta se niveli që qeveria e konsideron të pranueshëm. Vetëm në Berlin ato janë katëfish më të larta.