1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120710 Deutschland Einwanderung

13 Korrik 2010

Si mund ta bësh Gjermaninë më tërheqëse, si vend emigracioni për njerëzit me kualifikime të larta? Pengesat janë shumë të mëdha, mendojnë ekspertët.

https://p.dw.com/p/OHoB
Kërkohen më shumë migrantë të kualifikuar
Kërkohen më shumë migrantë të kualifikuarFotografi: picture alliance/dpa

Gjermania është si vend emigrimi me sa duket vetëm pak tërheqëse - të paktën për njerëz me kualifikime të larta. Vende të tjera janë me sa duket më të suksesshme. Në SHBA, pjesa e emigrantëve me kualifikim të lartë është 55 përqind, thotë shkencëtari i shkencave sociale të Bremenit, Gunnar Heinsohn, në Australi kjo pjesë është 85 përqind, ndërsa në Kanada 99 përqind. Në Gjermani kjo pjesë është vetëm pesë deri dhjetë përqind.

Kritere migrimi

Prandaj dy politikanë të partive unioniste kërkuan që për emigrantët të vendosen kritere, të cilat vërtet të jenë me dobi për shtetin: një shkollim i mirë profesional dhe kualifikime, si dhe zgjuarsia - e konstatuar me testin e inteligjencës. Një ide, e cila ka sjellë shumë tundje mosbesuese koke dhe shqetësim.

Migrantë ruso-hebrej në Gjermani
Migrantë ruso-hebrej në GjermaniFotografi: Jüdischen Museum Frankfurt

Edhe qeveria federale e drejtuar nga partitë unioniste e refuzoi menjëherë këtë propozim: "Kërkesa për një test inteligjence për emigrantët është jo e drejtë. Dhe kjo kërkesë nuk karakterizohet nga ndonjë inteligjencë e veçantë. Që t'i paragjykosh emigrantët në bllok se u mungon inteligjenca është qartësisht diskriminuese. Dhe kjo kërkesë ushqen në mënyrë masive paragjykime."

Kundër testit të inteligjencës

Kështu u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Christoph Steegmans. I ngjashëm është edhe reagimi i Barbara John. Ajo është kryetare e Shoqatës Bamirëse të Paritetit dhe ka qenë e ngarkuar për të huajt e Senatit të Berlinit. E drejtë është megjithatë kërkesa që në Gjermani duhet të vijnë më shumë vetë me kualifikime të larta: "Për këta persona, që duan të emigrojnë ekziston një derë e hapur. Ne këtë e kemi marrë parasysh në ligjin e ri për emigrimin. Pra, ai që vjen duhet të fitojë të paktën 70 mijë euro. Po të kesh mbaruar vetëm një shkollë të mesme profesionale ose diçka nën të, këtë rrogë sigurisht nuk arrin ta marrësh. Ose mund të hapësh një biznes, të kesh dhjetë vetë të punësuar dhe të paguash një milion euro. Pra ne kemi 900 deri 1000 vetë që vijnë në këtë mënyrë në vit te ne. Për një vend kampion të eksporteve, kjo sigurisht është një shaka. Ne kemi nevojë për më tepër, ne kemi nevojë për mijëra vetë, që duhet të vijnë."

Ausstellung Ausgerechnet Deutschland ! Flash
Fotografi: Jüdischen Museum Frankfurt

Ndoshta një sistem pikësh mund ta rrisë këtë kuotë - ndoshta sipas modelit kanadez. Sa më mirë që të jetë shkolluar një person që do të emigrojë, sa më mirë ta zotërojë ai gjuhën, aq më shumë pikë do të marrë ai dhe ka në këtë mënyrë shanse më të mira për të fituar leje qendrimi. Shumë ekspertë e kërkojnë një sistem të tillë edhe për Gjermaninë.

Autor: Arnd Riekmann/ Auron Dodi

Readktoi: Dr. Pandeli Pani