1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Goditje e sukseshme kundër një klani mafioz

5 Tetor 2017

Gjatë një aksioni të përbashkët policia italiane dhe gjermane arrestuan një numër të pandehurish që i përkasin një klani të Cosa Nostrës siciliane.

https://p.dw.com/p/2lEHZ
Italien PK zu Anti-Mafia-Operation in Rom
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/ANSA/M. Percossi

Në Romë morën pjesë në këtë aksion rreth 600 punonjës të njësive anti-mafia "Druso" dhe "Extra Fines". Ata arrestuan 37 vetë. Në Këln policia arrestoi dy italianë. Ata akuzohen për tregti drogash dhe veprime kriminale në tregtinë e ushqimeve.

Kontaktet e mafies shkojnë deri në Duisburg

Të gjithë të arrestuarit duhet t'i përkasin klanit "Rinzivillo" të organizatës mafioze Cosa Nostra. Familja në fjalë me origjinë nga Gela e Sicilisë përpiqej të shtinte në dorë tregtinë e prodhimeve të peshkut në Romë, Milano dhe Gjermani.

Italien PK zu Anti-Mafia-Operation in Rom
Prokurorët italianë gjatë një konference shtypi në RomëFotografi: picture-alliance/AP Photo/ANSA/M. Percossi

Po ashtu anëtarët e klanit Rinzivillo kishin kontakte edhe me Antonio Strangion, pronarin e lokalit "Da Bruno" në Duisburg, ku në gusht 2007 pati gjatë të shtënave me armë gjashtë të vdekur.

Sekuestrim pasurish në miliona

Goditja e sukseshme kundër klanit mafioz u bë e mundshme falë hetimeve prej disa vjetësh dhe bashkëpunimit mes prokurorive të Italisë dhe të Gjermanisë në Karlsruhe dhe Këln. Gjatë arrestimeve janë sekuestruar armë, drog si dhe pasuri të patundshme dhe mallra në vlerë prej 11 milionë eurosh.