1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë

25 Mars 2021

Greqia donte ta festonte me bujë 200-vjetorin e pavarësisë prej Perandorisë Osmane. Por për shkak të pandemisë grekët do ta ndjekin paradën vetëm në televizor.

https://p.dw.com/p/3r7ZY
Griechenland Athen | Parade zu 200 Jahre Unabhängigkeit
Fotografi: Dmitry Astakhov/Sputnik/dpa/picture alliance

Në Greqi këtë përvjetor e kishin imagjinuar ndryshe. Me festivale fshatrash dhe parada shkollash, festime me shumë të ftuar të shquar, veçanërisht nga Anglia, Franca, Gjermania dhe Rusia - vende në shekullin e 19-të ishin filohelene dhe i mbështetën grekët për të fituar pavarësinë. Njerëzit dëshironin të festonin me gëzim, krenari dhe një vështrim të sigurt drejt së ardhmes, sidomos dhjetë vjet pas fillimit të krizës prej borxheve të shtetit.

2021 - viti i përkujtimit të 200 vjetorit të Revolucionit Grek - me 25 marsin si ditë kryesore të kremtimeve. Por pandemia e koronës i fshiu të gjitha planet.

Pa flamuj, pa entuziazëm

Greqia feston vetëm me një paradë ushtarake në Athinë, pa spektatorë, pa fëmijë, pa flamuj, pa entuziazëm. Automjetet e blinduara po parakalojnë përmes një qyteti të zbrazur.

Griechenland Athen | Parade zu 200 Jahre Unabhängigkeit
Fotografi: Kostas Tsironis/Epa/AP/picture alliance

Dhe avionët luftarakë grekë, amerikanë dhe francezë do t'i prezantojnë aftësitë e tyre akrobatike vetëm për teleshikuesit – duke u treguar si rastësisht edhe fqinjëve turq sa të fortë janë bërë të nënshtruarit e dikurshëm pas 200 vjetësh.

Griechenland Athen | Parade zu 200 Jahre Unabhängigkeit
Fotografi: Petros Giannakouris/AP/picture alliance

Ideja fillestare e qeverisë greke nën kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që të ftonte krerët e shteteve të Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë si të ftuar nderi më 25 mars lidhet me faktin se tre ish-fuqitë e mëdha i ndihmuan dikur grekët me fitoren e tyre mbi flotën osmano-egjiptiane në Navarino në tetor 1827 në rrugën drejt lirisë së tyre të dëshiruar. Beteja detare e Navarinos konsiderohet të jetë fillimi i fundit të Perandorisë Osmane - dhe dha një kontribut të madh në krijimin e Greqisë si shteti i parë i pavarur në Ballkan.

Kaki Bali me flokë deri te supet, me ballukë, shikon me çiltërsi në kamera.
Kaki Bali Korrespondente në Athinë