Gudenoge: Problemi duhet të zgjidhet politikisht
28 Shtator 2011"Detyra jonë nuk është që të parandalojmë incidentet. Detyra jonë është që të ndihmojmë EULEX-in në punën e tij dhe t`i krijojmë kushte të sigurta për të punuar. Zgjidhja e problemit nuk është në duart e ushtarakëve. Problemi duhet të zgjidhet politikisht," thotë koloneli Gudenoge.
Duke sqaruar incidentin e ditës së martë koloneli jep shpjegime se më 27 shtator në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, rreth mesditës, në pikën kufitare të kontrollit nga EULEX-i, janë sulmuar trupat e KFOR-it nga persona të panjohur dhe janë detyruar që të mbrohen.
"Unë nuk mund të them i sigurt se këta persona kanë qenë serbë sepse, një pjesë e tyre kanë qenë të maskuar."
Situata sot (28.09.) në pikën doganore 1 është qetësuar, dhe nuk mund të flitet për asnjë incident, thotë Koloneli Gudenoge.
"Por trupat tona janë të gatshme për të përballuar çdo lloj agresioni."
Autore: Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti