Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në pranga
6 Shtator 2014Për shkak të vjedhjes së rreth 5,4 milionë eurosh nga rezervat e Bankës së Shqipërisë guvernatori i saj Ardian Fullani, u vu në prangat e policisë nën akuzën se nuk ka ushtruar kompetencat e tij duke duke lënë terren për abuzime dhe krijuar kushte të favorshme për vjedhjen e bërë nga thesari i shtetit.
Për vjedhjen në fjalë janë arrestuar rreth 20 punonjës të tjerë të këtij institucioni, ndër ta edhe inspektorja e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Hetime dhe protesta
Hetimeve për vjedhjen në shkallë të gjerë në Bankën e Shqipërisë filluan në muajin korrik 2014 dhe dita-ditës nga hetimet po dilnin fakte tronditëse, se vlerat monetare nuk qenë ruajtur dhe administruar si duhet dhe se nga kjo kanë përfituar punonjës të brendshëm duke vënë dorë mbi depozitat.
Paralelisht me hetimet, aktivistë të shoqërisë civile, pasi zhvilluan disa protesta, përgatitën dhe një peticion drejtuar Parlamentit me kërkesën kryesore për shkarkimin e guvernatorit. Por deri në momentin e arrestimit guvernatori Fullani, që ishte njeriu me i përfolur gjatë sezonit të verës rreth skandalit në institucionin më të lartë financiar të Shqipërisë, u kishte bërë qëndresë për një kohë të gjatë protestave dhe peticioneve të qytetarëve, që kërkonin shkarkimin e tij.